Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për kompensim të mjeteve të paguara për shpalljen e punimeve shkencore në vitin 2023

Konkurs për kompensim të mjeteve të paguara për shpalljen e punimeve shkencore në vitin 2023

 

Në bazë të  nenit 50 të Ligjit për Hulumtime Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14 , 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), neni 5 paragrafi (1) i Rregullores për realizimin e të drejtës së çmimit të njëhershëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimit e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 102/18) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për kompensim të  mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2023 nr. 15-3840 /1 të datës 04.04.2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

Konkurs për kompensim të mjeteve  të paguara

për shpalljen e punimeve shkencore në vitin 2023

 

            1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për kompensim të mjeteve të paguara për shpalljen  e punimeve shkencore në revista me faktor ndikimi, referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e përzgjedhur në institucionet shkencore/të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëposhtëm: autorët).       

2. Autorë që paguajnë mjete   për shpalljen  e  punimit    revistë të indeksuar në bazat Web of Science ose Scopus,  paraqesin kërkesë për kompensimin e mjeteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  mësëvoni  një vit nga dita e shpalljes së punimit.

 

3. Dokumentet e nevojshme për të kërkuar mjete të paguara për shpalljen  e punimeve shkencore janë:

- Kërkesë e plotësuar,

-  kopje të punimit të shpallur  nga  autor vendas në revista të referuara në bazat e të dhënave Web of Science ose Scopus;

-  kopje të faqes së revistës ku është shënuar  titulli, viti dhe numri i revistës, redaksia e revistës  dhe botuesi  në të cilën është shpallur punimi;         

- certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorit/autorëve

- vërtetimin e përzgjedhjes në titull mësimor, bashkëpunëtor ose shkencor.

- kopjen e   faturës , gjegjësishtë  fletëpagesë për shtypjen e punimit , e paraqitur nga  ana e subjektit  për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore..

- Vërtetim nga subjekti për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, se autori nuk ka marrë mjete nga institucioni amë ose nga institucion tjetër etj. për shpalljen e punimit;

- deklaratën e autorëve të punimit për shpërndarjen në përqindje të mjeteve të paguara për shpalljen e punimit

- Deklaratë për shfrytëzimin  e të dhënave personale

            - Kërkesat e autorëve të cilëve u janë ndarë mjete nga institucioni amë ose nga  institucion tjetër etj. për publikimin e të njëjtit punim, pavarësisht se cila revistë, nuk do të merret parasysh.

            4. Konkursi publik zgjat nga deri më 15 qershor të vitit 2024. Kërkesa e dorëuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

5. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

6. Kërkesa dhe dokumentacionin shoqërues të nevojshëm për konkursin mund të merret

në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në ueb faqen e Ministrisë (www.mon.gov.mk).

 

 

 

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

 

Kandidatët plotësojnë aplikacionin elektronik dhe bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk. Aplikimi është aktiv deri më 15 qershor të vitit 2024

Informacione shtesë për Konkursin mund të merrni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, personi kontaktues:

Aleksandar Petrov, numri i telefonit 02/3140-189 dhe

e-mail: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, zyra 1405

dhe Olga Dukovska-Atov numri i telefonit 02/3140-185 dhe

e-mail: олga.dukovska@mon.gov.mk, zyra 1410

                                                      

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

[ Friday, April 5, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar