Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore

THIRRJE PUBLIKE për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore

 

Në bazë të nenit 44 paragrafit 6 të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19 dhe 229/20) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret më të përafërta për organizimin dhe zhvillimin e garave të nxënësve sipas lëndëve të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin fillor nr. 18-6573, të datës 06.07.2020 dhe nr. 18-3228/1 të datës 22.2.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës  shpall:

THIRRJE PUBLIKE

për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve që organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore.

Në këtë Thirrje Publike kanë të drejtë të marrin pjesë shoqatat e mësimdhënësve të cilat janë regjistruar si shoqata  të paktën tre vjet deri në ditën kur paraqesin kërkesë për akreditim për organizimin e garave dhe për të siguruar organizimin e garave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore në të cilat realizohen  veprimtaria edukative -arsimore në shkollat ​​fillore.

Me parashtrimin e formularit të kërkesës për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave  për nxënës në shkollat ​​fillore, shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:

(linku: shkarkoni formularin e kërkesës)

 

1.       Dokument për veprimtarinë e regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,

2.      Gjendje aktuale e shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.,

3.      Bilanci i gjendjes   dhe bilanci i suksesit të shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,

4.      Statuti i shoqatës së mësimdhënësve,

5.      Rregullorja  për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënësve.

6.       Kalendari trevjeçar për realizimin e garave  për nxënësit në shkollat ​​fillore, i cili do të përmbajë lëndët mësimore, periudhën kohore të realizimit të garave dhe mësimdhënësit përgjegjës që do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e secilit prej garave .

 

-        Nëse në thirrjen publike aplikojnë dy ose më shumë shoqata që plotësojnë kushtet sipas nenit 44 të Ligjit për Arsimin Fillor, Komisioni për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve vendos në bazë të kritereve shtesë, edhe atë:

-         numri i mësimdhënësve që janë anëtarë të shoqatës,,

-        numri i mësimdhënësve nga shoqata që kanë marrë pjesë si mentorë në garat ndërkombëtare/ olimpike dhe

-        shpërblimet e marra për vendet e fituara në garat ndërkombëtare/olimpike  ku mentorë ishin mësimdhënësit  nga shoqata

Shoqatat e interesuara, dokumentacioni i të cilave do të jetë i pakompletuar ose nuk do të dorëzohet në kohë, nuk do të merret parasysh në procesin e shqyrtimit dhe akreditimit të mëtejshëm.

Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve  ose lidhja e shoqatës  për  lëndë mësimore të veçantë, për  periudhë trevjeçare, duke llogaritur nga data e lëshimit  të aktvendimit për  akreditim.

Shoqatat e akredituara të mësimdhënësve, gjegjësisht lidhjet e shoqatave me rregullore  për organizimin e garave, do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe do të organizojnë garat e nxënësve përmes mësimdhënësve të cilët  realizojnë  mësim në  lëndë të veçantë mësimore , lënda përkatëse ose fusha shkencore të cilës i përket lënda mësimore, si dhe të sigurojë organizimin e garave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha gjuhët mësimore (përveç garave në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe, gjuhën turke dhe gjuhën serbe).

Nëse shoqatat e përzgjedhura të mësimdhënësve, gjegjësisht lidhjet e shoqatave, nuk sigurojnë organizimin e garave në gjuhën amtare të nxënësit, akreditimi i dhënë mund ti merret  nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shoqatat e mësimdhënësve dhe lidhja e shoqatave të mësimdhënësve mund të lëshojë vetëm një diplomë për  vendit të parë, të dytë ose të tretë të fituar për nxënësin që ka marrë pjesë në garë  shtetërore  në lëndë mësimore të veçantë, për mësimdhënësin-mentorë mirënjohje, dhe për pjesëmarrësit e tjerë mund të lëshojë certifikatë për   pjesëmarrje garë .           

Në këtë Thirrje publike kanë të drejtë të konkurrojnë shoqatat e mësimdhënësve dhe lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve për lëndët në vazhdim  të arsimit fillor:

 

- Gjuha shqipe,

- Gjuha turke,

- Gjuha serbe,

- Gjuha boshnjake,

- Gjuha italiane*,

- Shkenca Natyrore *,

- Kimi*,

- Arsim  Figurativ,

- Arsim teknik dhe informatikë,

- Shoqëria,

- Historia,

- Historia dhe shoqëria,

- Etika,

- Arsim Qytetar,

- Inovacionet,

- Arsim fizik dhe shëndetësor

- Gjuha dhe kultura e vllehëve,

- Gjuha dhe kultura e turqve,

- Gjuha dhe kultura e serbëve,

- Gjuha dhe kultura e romëve,

- Gjuha dhe kultura e boshnjakëve

 

 

               Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së  kësaj Thirrje publike  zyrën administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose në adresën : "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup.                                        

 

 

 

                                                                                                

 

·        Për lëndët mësimore Gjuhë Italiane, Shkenca Natyrore, Kimi, akreditimi i shoqatave të mësimdhënësve do të jetë i vlefshëm nga data 10 maj 2024, kur përfundon akreditimi  i shoqatave të mësimdhënësve të akredituar aktual.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar