Gjithnjë e më shumë qytetarët i njohin përfitimet e Kornizës Nacionale të Kualifikimeve dhe më së shumti përdoret për të rritur punësueshmërinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm personal. Megjithatë, është e nevojshme të intensifikohet promovimi në opinion ndëra gjithashtu të vazhdojë procesi i ngritjes së tij si mjet për njohjen e kualifikimeve të fituara, për konstatimin e mungesës së aftësive dhe kuadrit në tregun e punës dhe për krijimin e më shumë mundësive për lëvizje.
Këto janë konkluzionet e takimit të sotëm të Komitetit Drejtues të Tvining projektit të financuar nga BE-ja për mbështetje të mëtejshme për zbatimin e Kornizës Nacional të Kualifikimeve, i cili po zbatohet prej një viti dhe në të cilin përveç vendit tonë, marrin pjesë edhe Sllovenia, Lituania dhe Franca.
Përfaqësuesit e disa institucioneve dhe organeve kompetente nga katër vendet partnere konfirmuan se shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave të deritanishme ka rëndësi të madhe, për të gjithë pjesëmarrësit në projekt, dhe veçanërisht për Maqedoninë e Veriut si vend në zhvillim, të cilën Korniza Kombëtare e Kualifikimeve duhet ta shfrytëzojë maksimalisht jo vetëm si mjet për komunikim me qytetarët dhe integrimin e tyre social, por edhe për fillimin e reformave në arsim duke vendosur standard kombëtar që rregullon përfitimin dhe shfrytëzimin e kualifikimeve.
Projekti Tvining ka filluar të zbatohet një vit më parë, dhe do të realizohet në periudhë prej 27 muajve. Prej tij pritet një përmirësim në cilësi dhe përshtatshmëri më të mirë të arsimit dhe trajnim sipas kërkesave të tregut të punës, duke lidhur mësimin formal, joformal dhe të mësuarit me përvojë , si dhe duke mbështetur procesin e vlefshmërisë së rezultateve nga të mësuarit ,të fituara nëpërmjet të mësuarit joformal ose me përvojë.
Në takim, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, morën pjesë edhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shkup, Këshillit të Lartë për Vlerësimin e Kërkimit dhe Arsimit të Lartë të Francës, Institutit për Arsim Profesional dhe Trajnim të Sllovenisë, si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Lituanisë, Agni Kudarauskin.