|
Drejtoria për përparim dhe zhvillim të arsimit për gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive Drejtoria për zhvillim dhe përparim të arsimit për gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive , e cila në bazë të dispozitave nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, por me Vendimin e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, ekziston si organ i pavarur në kuadër të Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Lidhur me këtë, aktivitetet e saj Drejtoria do t’i orientoj drejt zbatimit konsekuent të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe dispozitave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtare, konventat dhe deklaratat e Republikës së Maqedonisë, pjesëmarrja në të gjitha organet e Qeverisë së R.M. si dhe në organe dhe institucione tjera shtetërore në sferën e arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive. Drejtoria në këtë drejtim punon për mënjanimin dhe tejkalimin e barrierave gjuhësore dhe për përparimin e besimit të ndërsjellë ndëretnik, në ndërtimin e personalitetit demokratik dhe për marrëdhënie të mira ndëretnike, për socializim më të suksesshëm dhe kyçja e pjesëtarëve të bashkësive me gjuhë të tjera apo të ndryshme në procesin e përgjithshëm të jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë, duke zbatuar standardet e Europës dhe standardet e shteteve tjera në botë. Drejtoria, duke u bazuar në qëllimet më të larta për realizimin e të drejtave themelor të qytetarëve, vëmendje të veçantë do t’i kushtojë edhe arsimit të pjesëtarëve të bashkësive me gjuhë të ndryshme të cilat nuk janë përfshirë në Kushtetutë. Për një qëllim të këtillë, Drejtoria bashkëpunon në nivel bilateral dhe multilateral me të gjitha vendet dhe organizata ndërkombëtare të cilat kanë përvoja shumë pozitive nga sfera e arsimit të cilat edhe japin mjete për këtë qëllim. Drejtoria vëmendje të veçantë i kushton edhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me organizatat joqeveritare që gjenden në Republikën e Maqedonisë por edhe me ata jashtë vendit. Për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të saj, Drejtoria ka vendos bashkëpunim direkt me OKB (organet e saj), Unionin Europian, Paktin për stabilitet, donatorët e mjeteve për realizimin e dispozitave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe merr pjesë në punët e iniciativave në nivel rajonal.Drejtoria për zhvillimin dhe përparimin e arsimit për pjesëtarët e bashkësive, për bashkëpunimin e dhe ndihmën e Juaj, çfarë do lloj qoftë ajo që do ta jepni nga ana e Juaj, do të jetë mirënjohëse. Struktura e Drejtorisë: Organi udhëhiqet nga drejtori, i cili emërohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që si zakonisht është pjesëtar i bashkësisë së caktuar përkatëse. Sektori për gjuhë shqipe, turke, serbe, rome, boshnjake dhe vllahe Përcjell, studion dhe përpunon çështjet lidhur me përparimin e arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive. Përgatit propozime për përparimin e arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive dhe përcjellë realizimin e tyre. Jep mendime për projekte të cilat i përgatisin dhe propozojnë organet tjera, institucionet e arsimit dhe organizatat dhe asociacionet qeveritare dhe joqeveritare të cilat i përkasin arsimit në suazat e sistemit arsimor. Merr pjesë në përgatitjet e ligjeve dhe dispozitave tjera ligjore lidhur me përparimin e gjuhëve të bashkësive.
Kujdeset në mënyrë të organizuar - Zhvillon mësim për pjesëtarët bashkësive në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për arsim.
Siguron tekste shkollore për nxënësit pjesëtarë të bashkësive, mësimdhënie në nivel, boton dhe distribuon mjete shkollore, në qoftë se nuk ka në vend, atëherë ata të sigurohen nga vendi amë të bashkësive. Siguron akces më të përshtatshëm dhe më të mirë në të gjitha nivelet të arsimit, veçanërisht në atë primare dhe atë të lartë. Akces adekuat për në fondet financiare të dedikuara për nxënësit, studentët dhe për ato në studime pos diplomime. Koordinim për realizimin e projekteve që kanë për qëllim forcimin e tolerancës në mes pjesëtarëve të bashkësive të bashkësive të ndryshme etnike. Në republikën e Maqedonisë.
Sektori për paqe dhe tolerancë dhe të drejtat e fëmijësPërcjell, përparon dhe në mënyrë preventive prezanton për gjendjen e tolerancës ndëretnike, kohezionin, edukatën intelektuale, ndërtimin e besimit reciprok dhe bashkëpunim për arsimin bietnik dhe multietnik dhe institucioneve shkencore në Republikën e Maqedonisë. - Nxit dhe bënë me dije për respektimin e dallimeve gjuhësore, nacionale, kulturore dhe dallime të tjera në bazë të konventave ndërkombëtare, Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë.
- Kujdeset për zbatimin e programeve dhe projekteve mbi paqen, tolerancën, bashkëjetesën, të mësuarit për të drejtat dhe liritë e njeriut në drejtim të integrimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive në procesin e arsimit formal dhe joformal.
|