|
KONKURS për ndarje të bursave në kohëzgjatje prej 36 – muaj për mësim në Peruxha ose Siena |
|
|
Qeveria e Italisë për vitin akademik 2008/2009, ndan bursa në kohëzgjatje prej 36- muaj për mësim të Gjuhës dhe kulturës italiane (për studentë nga Univerzitetet shtetërore të Republikës së Maqedonisë), në Univerzitetet për të huaj në Peruxha ose Siena: - 15-bursa dymujore u dedikohen studentëve të rregullt në vitin xxx, në Katedrën për gjuhë italiane, në Fakultetin Filologjik në Shkup;
- 6-bursa njëmujore u dedikohen studentëve në vitin xxx, të cilët studiojnë në: Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Artit Muzikor, Fakultetin e Art figurativ, Fakultetin e Turizmit, Fakultetin Pedagogjik dhe Fakultetin Filozofik.
Dokumentet e domosdoshme për konkurim: - Formular për kërkesë të bursës;
- Fotokopie të indeksit për regjistrim semestri, përkatësisht viti;
- Fotokopie të faqes së parë së indeksit;
- Vërtetim për dhënien e provimeve me notë mesatare (8.00);
- Të mos jenë shfrytëzues të bursës nga Qeveria e Republikës së Italisë;
- Dokumente për dëshmi të nënshtetësisë, (çertifikatë nënshtetësie, fotokopie të letrës së njoftimit ose pasaportës).
Dokumentet dorëzohen në dy kopje. Afati përfundimtar është 09 Maj 2008. Formularët për paraqitje të kandidaturave, si dhe informata më të hollësishme mund të meren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Bul. ”Ilinden” p.n.- Shkup Tel. 3118-022, lok. 127.
|