|
Bursa studimore për master të fondacionit Kolegji Evropian në Parma DIPLOMË PËR STUDIMEVE EVROPIANE ( DASE ) viti akademik 2008/2009 Institucioni organizator:
Fondacioni Kolegji Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme;
Qëllimet: Fondacioni Kolegji Evropian nga Parma aftëson persona të rinj të cilët posedojnë diplomë për studime të kryera në Drejtësi, Ekonomike ose Politike, dhe politike të Unionit Evropian nga tërë bota, ofron mundësi thelbësore për natyrë interdisciplinare dhe multikulturore në procesin e Integrimit Evropian. Studimet përfshijnë mekanizma të cilët e rregullojnë procesin delikat të integrimeve evropiane duke ofruar mundësi për të mësuar, jetuar dhe punuar në kontekst ndërkombëtar si dhe arritjen e Diplomës për studimet evropiane (DASE). Stërvitja mundëson përgaditjen, veçanërisht për punë në Institucionet Evropiane , nacionale dhe lokale, si dhe asociacionet, në sferën e parapranimit dhe profesioneve të lira.
Shfrytëzues: Studimet master janë parashikuar për 20 kandidatë nga vende të ndryshme, të cilët posedojnë diplomë për kryerjen e studimeve të drejtësisë, ekonomisë dhe studime politike për Unionin Evropian në kohëzgjatje prej 4 vitesh. Kandidatët duhet të posedojnë njohuri të gjuhës italiane, angleze, dhe franceze pë arsye të ndjekjes së mësimit.
Vendi: Kurset do të zhvillohen në Parma.
Kohëzgjatja: 10 muaj, viti akademik 2008/2009, duke filluar nga shtatori i vitit 2008.
Bursa: Parashikon vlerën mujore prej 1000 Euro, prej të cilave 900 Euro duhet të paguhen nga ana e studentit në llogari të Kolegjit në Parma, në emër të shpenzimeve për strehim, ushqim, transport urban dhe material didaktik. Mbetja prej 100 euro është paraparë për shpenzime tjera të shfrytëzuesit të bursës.
Rekuizita: Të interesuarit duhet të dorëzojnë në Ambasadë edhe kërkesën e plotësuar për bursë, me të cilën duhet të bashkangjiten edhe dokumentat në vijim: - diplomë universitare dhe vërtetim për dhënien e provimeve të përkthyera në gjuhën Italiane nga ana e përkthyesve gjyqësor;
- fotokopje e pasaportës - të rregullt;
- biografi;
- të dhëna anagrafike, ku janë cituar adresa, telefoni, e-mail;
- deklaratë personale për kthim në vendlindje pas kryerjes së kursit.
Procedura:а) dërgimin e formularit për paraqitje bashkë me dokumentacionin e kërkuar drejtërdrejt Kolegjit me postën elektronike; б) dorëzimin e kërkesës për bursë të bashkangjitura me dokumentacionin e kërkuar në tre kopje (1 origjinal dhe 2 fotokopie) në Ambasadë me rezervim të mëparshëm.
Afati për dorëzim të kërkesave: 23 Qershor 2008 Personi për kontakt: Stefania Lanxhu tel: 02/3236523 e-mail:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
|