|
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS shpall K O N K U R S për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2008/2009 në Republikën e Maqedonisë Në pajtim me nenin 42 Ligjin për arsim të mesëm (Gz.zyrtare e RM nr.44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 9/07.) dhe Ligjin për arsim profesional dhe stërvitje (Gz. zyrtare e RM 71/06), regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike (shkollë e mesme komunale, shkollë e mesme e Qytetit të Shkupit dhe shkollë e mesme shtetërore) realizohet përmes Konkursit të cilin e shpall Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mjetet për nformim publik, sipas propozimit të themeluesit. Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2008/2009 është vërtetuar mundësia për regjistrimin e nxënësve sipas planprogrameve mësimore për: gjimnaz, arsim profesional dhe stërvitje (arsim teknik - kohëzgjatje katërvjeçare), arsim profesional (me kohëzgjatje trevjeçare), arsim i mesëm i artit dhe arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore. Tekstin e plotë të konkursit të shpallur në gazetën Fakti mund ta shkërkoni këtu.
|