|
Në bazë të nenit 55 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të qeverisjes shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë"nr.58/00) dhe neni 50 dhe 51 të Ligjit për standartin e nxënësve dhe studentëve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë"nr.37/98), Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall KONKURS Për ndarjen e bursave për student për vitin shkollorë 2007/2008 Për vitin shkollorë 2007/2008 Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë: - 1.360 bursa për studentët e rregullt, të cilët studiojnë në universitetet shtetërore të Republikës së Maqedonisë. - 240 bursa për studentët e rregullt të cilët studiojnë në universitetet dhe fakultetet private në Republikën e Maqedonisë. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE Të drejtë për bursa studentore kanë kandidatët të cilët studiojnë në shkollat e larta dhe fakultetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë. I/1. Për studentët e · Fakulteti arkitektonik · Fakulteti i shkencave biokimike · Fakulteti i ndërtimtarisë · Fakulteti elektroteknik · Fakulteti i makinerisë · Fakultei i shkencave natyrore · Fakulteti i xehetarisë dhe gjeologjisë – Shtip · Fakulteti teknik – Manastirë · Fakulteti teknologjik-metalurgjik · Fakulteti i shkencave të bujqësisë dhe ushqimit · Fakulteti i pylltarisë Duhet ti plotësojnë kushtet në vijim: 1. Të jenë student të rregullt; 2. Gjatë studimeve prej vitit të I, II, III, IV dhe V të kenë arritur notë mesatare 8 (tetë) dhe të kenë dhënë 90 % të provimeve të viteve të viteve të kaluara; 3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave dhe kredive nga institucionet ose firmat tjera; 5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë. I/2. Për studentët të cilët studiojnë në shkollat tjera të larta dhe fakultetet shtetërore, që nuk janë përmendur në pikën I/1 duhet t'i plotësojnë kushtet në vijim: 1. Të jenë student të rregullt; 2. Gjatë studimeve prej vitit të I,II,III,IV dhe V të kenë arritur notë mesatare prej 8,5 dhe të kenë dhënë 90% të provimeve nga vitet e kaluara; 3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave dhe kredive nga institucionet apo firmat tjera; 5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë; I/3. Për studentët të cilët studiojnë në shkollat tjera të larta dhe fakultete private, duhet t'i plotësojnë kushtet në vijim: 1. Të jenë student të rregullt; 2. Gjatë studimeve prej vitit të I,II,III,IV dhe V të kenë arritur notë mesatare 8,5 dhe të kenë dhënë së paku 90% të provimeve të viteve të kaluara; 3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 4. Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse dhe kredie nga institucionet dhe firmat tjera; 5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë. MËNYRA E PARAQITJES Mënyra e paraqitjes së kandidatëve është nëpërmjet postës elektronike e vendosur në web-faqen http://www.raspredelba.gov.mk duke filluar nga 15.10.2007 deri më 31.10.2007. Lista preliminare do të shpallet më 05.11.2007 VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE Kandidatët nga lista preliminare, që do të shpallet në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, http://www.mon.gov.mk në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës rr.Prolet nr.1 – Shkup duhet të dorëzojnë: 1. Indeks për dëshmi; 2. Vërtetim për regjistrimin e semestrit të rregullt për vitin shkollorë 2007/2008 për studentët e viti të II,III,IV dhe VI si dhe vërtetim me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara, në të cilën do të shenohet se kandidati ka dhënë 90 % të provimeve të viteve të kaluara; 3. Vërtetim nga Drejtoria për të hyrat e Komunës për gjendjen material të prindërve – tutorit të kandidatit; 4. Vërtetim nga Drejtoria për të hyrat e komunës për gjendjen material të kandidatit; 5. Deklaratë personale të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse ose kredie tjetër; 6. Vërtetim për të hyrat e arritura të punësuarve anëtarë të familjes (për pensionistët fletëdërgesë të pensionit) për muajin gusht 2007 apo nëse për këtë muaj nuk është paguar rroga , të dorëzohet vërtetim për rrogën e fundit të paguar. Për anëtarët e pa punësuar të familjes, të dorëzohet vërtetim nga Enti për punësim ose pranoj-nuk pranoj kompensimnë të holla , nëse marrin), kurse për nxënësit dhe studentët vërtetime shkollore, gjegjësisht fakultete; 7. Vërtetim të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë. Studentët e vitit të II që janë më të moshuar se 22 vjet dhe ata të cilët kanë diplomuar në një fakultet, nuk kanë të drejtë të konkurrojnë për bursë studentore, si dhe studentët që njëherë kanë shfrytëzuar bursa apo kredi studentore. Dokumentet e kandidatëve nga lista preliminare, që nuk janë të kompletuara dhe me vonesë të dorëzuara, gjegjësisht nuk e kanë rrespektuar afatin kohor dhe kushtet nuk do të rangohen. SHUMA E BURSËS STUDENTORE Shuma e bursës studentore për vitin shkollor 2007/2008 do të arrijë 3.3000,00 denarë në muaj. Bursa studentore ndahet për aq semestra sa janë paraparë me aktin e përgjithshëm të institucionit të lartë përkatës, pa stazhin e absolventëve për studime ndërsa pagesa bëhet me këste mujore, për 9 muaj gjatë vitit. Rezultatet përfundimtare do të shpallen në Web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës http://www.mon.gov.mk. VËREJTJE: Shfrytëzuesit e burses studentore dhe kredisë studentore nga vitet e kaluara dokumentacionin e duhur, konform kontratës së nënshkruar me Ministrinë, për vazhdimin e të njejtës ta dorëzojnë më së voni deri më 30.11.2007. Nr._______________ Ministria e Arsimit dhe Shkencës _____________2007. Arsimi Shkup Ministër Sulejman Rushiti
|