|
Në bazë të nenit 55 të Ligjit për organizimin e punës së organeve të qeverisjes shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 58/00) dhe nenit 54 dhe 51 të Ligjit për standardet e nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë"nr.52/05), Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall KONKURS Për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollorë 2007/2008 Për vitin shkollorë 2007/2008 Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë: - 475 bursa për nxënësit e talentuar të shkollave të mesme publike - 25 bursa për nxënësit e talentuar të shkollave të mesme privat KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËS TË TALENTUAR 1. Nxënës të rregullt që kanë fituar diplomë për vendin e I, II ose vendi i III në gara ndërkombëtare dhe I dhe II në gara shtetërore nga lëmia e shkencës, teknikës, kultures, artit dhe sportit, përkatës me drejtimin ose disciplinat të cilën e mësojnë, ndërsa organizohen nga institucionet kompetente për organizimin e garave shtetërore nga arsimi fillorë dhe i mesëm. Diplomat nga arti, muzika dhe sporti do të vlerësohen vetëm për shkollat përkatëse. Diplomat e fituara në gara grupore nuk do të rangohen; 2. Të kenë arritur notën mesatare 4,5; 3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 4. Të mos jenë zhfrytëzues të bursave të institucioneve dhe ndërmarrjeve tjera; 5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë. MËNYRA E PARAQITJES Mënyra e paraqitjes së kandidatëve është nëpërmjet fletëparaqitjes elektronike e vendosur në Web portalin http:/www.raspredelba.gov.mk, duke filluar nga 01.10.2007 deri më 17.10.2007. Lista preliminare do të shpallet më 19.10.2007. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE Kandidatët nga lista preliminare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës rr.Proleter nr. 1 – Shkup, më së voni deri më 26.10.2007 duhet të dorëzojnë: 1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollorë 2007/2008; 2. Fotokopje të dëftesave të vërtetuara për vitet e kaluara të kryera në arsim; 3. Rekomandim nga këshilli i arsimtarëve të shkollës; 4. Diplomë origjinal ose për ekspertizë dhe fotokopje të vërtetuar te noteri për vendin e fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare, të rëndësishme për disciplinën mësimoro-shkencore, përkatësisht drejtimet që studiojnë nxënësit; 5. Vërtetim nga të hyrat e të punësuarve anëtarë të familjes (për pensionistët fletëdërges të pensionit) për muajin gusht 2007, apo, nëse për këtë muaj nuk është paguar rroga, të dorëzohet vërtetim për rrogën e fundit të paguar. Për anëtarët e papunësuar të familjes të dorëzojnë vërtetim nga Enti për punësim se nuk janë të punësuar ose pranojnë-nuk pranojnë kompenzim në të holla (në vërtetim të shenohet edhe shuma e kompenzimit në të holla, nëse e pranojnë), derisa për nxënësit dhe studentët vërtetim nga shkolla, përkatësisht fakulteti; 6. Deklaratë personale të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse ose kredie tjetër; 7. Vërtetim të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë. Dokumentet e kandidatëve nga lista preliminare, të pa kompletuara dhe të arritura me vonesë, gjegjësisht ata të cilët nuk i kan rrespektuar afatet dhe kushtet konkurruese nuk do të rangohen. SHUMA E BURSËS Shuma e bursës për nxënës dhe student për vitin shkollorë 2007/2008 do të jetë: - 2.000,00 denarë në muaj për nxënësit e shkollave të mesme Kandidatëve të cilëve u është ndarë bursë, e mbajnë të drejtën e shfrytëzimit të së njejtës, nëse gjatë shkollimit arrijnë suksesin e kërkuar të paraparë me kontratën për shfrytëzim të bursës: Rezultatet përfundimtare të konkursit do të shpallen në Web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: http://www.mon.gov.mk. Nr._______________ Ministria e arsimit dhe Shkencës _____________2007 Arsimi Shkup MINISTËR Sulejman Rushiti
|