Shqip Konkurse dhe tenderë KONKURS Për paraqitje të kandidatëve për përgatitje për dhënie të provimit për drejtor të shkollave publike dhe të mesme

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

KONKURS Për paraqitje të kandidatëve për përgatitje për dhënie të provimit për drejtor të shkollave publike dhe të mesme Верзија за печатење
Në bazë të nenit 4 nga Rregullorja për procedurën dhe mënyrën e dhënies së provimit për drejtor    shkollave fillore, si dhe forma dhe përmbajtja e vërtetimit ("Gazeta zyrtare e R.M" nr. 36/2005), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Komisioni për dhënien e provimit për drejtor në shkollë  fillore dhe të mesme, shpall

                                                               KONKURS

Për paraqitje të kandidatëve për përgatitje për dhënie të provimit për drejtor të shkollave publike dhe të mesme      Ministria e Arsimit  dhe Shkencës – Komisioni për dhënien e provimit për drejtorë në shkollë fillore dhe të mesme, shpall se prej 1 shtatori përfundimisht me 20 dhjetor të vitit 2007  zgjatë paraqitja e kandidatëve për përgatitje për dhënien e provimit për drejtorë në shkollën  fillore, rrespektivisht shkollën e mesme.    Në këtë konkurs mund të paraqiten të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet për drejtor në shkollë fillore  dhe të mesme të caktuara me Ligjin për Arsimi fillor, përkatësisht me Ligjin për Arsim të mesëm. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë:

1. Diplomë për kryerje të arsimit përkatës (origjinal ose kopje të vërtetuar te noteri):

2. Vërtetim për përvojë pune në lëmin edukativo-arsimore në institucione të verifikuara nga Ministria kompetente për arsim:

3. Vërtetimpër paisje me përgatitje metodike  dhe pedagogjike – psikologjike (nëse kandidati është  pajisur në fakultet joarsimor ose grup joarsimor në fakultet)

4. Biografi të shkurtër pune (rezyme, Curriculume vitae): dhe

5. Vërtetim  mjekësor për gjendjen psikofizike të kandidatit   

Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet për përgatitje për dhënie të provimit për drejtor në shkolla fillore dhe të mesme do t'u jepet vërtetim me të cilën mundet të paraqiten në institucionet e akredituara për përgatitje për dhënie të provimit për drejtor në shkolla fillore , përkatësisht të mesme.   Fletëparaqitja me dokumentacionin dorëzohet me postë ose drejtpërsëdrejti në arkivin e komisionit për dhënien e provimit për drejtor në shkoll fillore dhe të mesme selia e të cilit është në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr."Dimitrie Çupovski"nr.9 Shkup

Dokumentet e pakompletuara dhe fletëparaqitjet të cilat do të arrijnë pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.

Fletëparaqitje për përgatitjen e kandidatëve për drejtorë

Lutje për dhënien e provimit për drejtor

Xhiro llogaria

Fletëpagesa