|
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në drejtim të realizimit të përcaktimeve programore të Qeverisë së republikës së maqedonisë për përmirësimin e kualitetit të arsimit dhe përparimin në lëminë e informatikës, ndanë bursë për studentët që studiojnë informatikë me qëllim që t’i stimulojnë studentët në arritjen e rezultateve sa më të mira në studime. Qëllimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është që në institucionet e larta arsimore të studiojnë të rinjtë e motivuar me qëllim që të fitojnë njohuri kompatibile me të arriturat botërore në lëminë e informatikës dhe të jenë konkurrentë në tregun e punës. Përpjekjet e përgjithshme, Republika e Maqedonisë që të prezentohet si destinacion i dëshiruar për investim, nuk mundet të realizohet pa investim në gjeneratat e rej. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, atë e dinë dhe për këtë arsye investon në ardhmërinë e Maqedonisë. KONKURS Për stipendimin e 125-nxënësve nga lënda e informatikës Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë: - 125 bursa për studentët e talentuar të informatikës në Universitetet shtetërore të republikës së Maqedonisë. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE 1.Të drejtë konkurrimi kanë kandidatët të cilët janë student të rregullt dhe studiojnë informatikë në universitetet shtetëtore; 2.Gjatë studimeve të kenë arritur notën mesater 9 (nëntë); 3.Të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve; 4.Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse ose krediti tjetër; 5.Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë. MËNYRA E PARAQITJES Mënyra e paraqitjes së kandidatëve është përmes fletëparaqitjes elektronike që është e vendosur në veb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk duke filluar prej daatës 24.08.2007 e deri më 03.10.2007. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE Kandidatët e paraqitur pas shpalljes së listës preliminare, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Rr.”Prolet” nr.1-Shkup më së voni deri më 12.10.2007 të dorëzojnë: 1.Vërtetim për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin shkollorë 2007/2008, si dhe certifikatën me provimet e parshikuara dhe provimet e dhëna. 2.Vërtetim për të ardhurat (rrogë pension etj) të anëtarëve të punësuar të familjes, për pensionistët dërgesën e pensionit, kurse për të pa punësuarit të dorëzojnë vërtim nga Enti për punësim; 3.Fotokopje letërnjoftimin; 4.Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë; 5.Indeksin; Vlera e bursës është 5.000,00 denarë në muaj. Dokumentet e pakumpletuara dhe të arritura me vonesë nik do të merren parasysh. Për rezultatin e konkursit kandidatët do të njoftohen në adresën e shtëpisë dhe në veb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 
|