|
Lajmërim për nënshkrimin e memorandumit me UNICEF-in |
| Sot ( 13.03 2008 ), Minisri i arsimit dhe shkencës, z.Sulejman Rushiti nënshkroi Memorandumin për realizimin e projektit „Arsim kualitativ dhe relevant„ me drejtoreshën e UNICEF-it,z-nja Hongwei Gao.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi për hyrje të barabartë drejt shërbimeve të përgjithshme cilësore për grupet e përfshira sociale. Rezultatet e pritura nga kjo kontratë pesëvjeçare për këtë bashkëpunim janë:Përvetësimi dhe zbatimi në politikë për përfshirje të çdo fëmije në shkollë dhe eliminim të dallimit gjinor. |
|
Ministri Rushiti në takim të hapur në Tiranë |
ROLI I SHQIPTARËVE NË INTEGRIMIN E MAQEDONISË NË NATO
Universiteti “Marin Barleti” organizoi sot një takim të hapur me Ministrin e Arsimit të Republikës së Maqedonisë z. Sulejman Rushiti, me temë: “Roli i shqiptarëve në integrimin e Maqedonisë në Nato”. Ndër çështjet kryesore u trajtuan problematika e arsimit shqip dhe sfidat e integrimit euroatlantik të vendit fqinj. Mungesa 70 vjeçare e institucioneve të arsimit shqip në Maqedoni ka qenë evidente dhe do kohë të përmirësohet. Nga viti 1994 shumë pak është bërë, ndaj arsimit shqiptar në Maqedoni aktualisht dhe me të drejtë i kushtohen 70% të investimeve në kapitale “dhe kjo ka qenë dhe në qendër të debateve mes meje dhe kryeministrit Gruevski” bën të ditur ministri. |
|
Fjalim i Ministrit për arsim dhe shkencë z. Sulejman Rushiti |

Të nderuar, Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë atyre qe janë dashamirë të arsimit, dua t’ju falemnderohem për përkrahjen e politikës për ngritjen e arsimit në nivel të të gjithë bashkësive që e përbëjnë shtetin tonë multietnik. Qëllimi për arsimin e mesëm të domosdoshëm është në pergjithësi i përkrahur në procesin arsimor, me çka Republika e Maqedonise do të rrit përqindjen e arsimimit, do të rrit cilësinë e kuadrove te reja dhe do te ulë nivelin e të paarsimuarve në vend, me çka paralelisht do të zvogëlohet dhe varfëria. |