|
Programe për punë dhe projekte për kulturë teknike Kulturën teknike e realizojnë bartësit e veprimtarisë të cilëve u është besuar puna me zyrtarizim publik nga MASH-i. Zyrtarizimi publik i besohet në qoftë se: • natyre dhe sfera e aktivitetit është kultura teknike; • Aktiviteti do të kontribuojë në opinionin e gjerë dhe do të mundësoj shfrytëzimin e shërbimeve; • për realizimin e veprimtarisë disponon kapacitet përkatës organizativ ( kushte materiale- teknike dhe kadrovike ); • të ketë mbi tri vjet përvojë pune nga sfera e kulturës teknike; Programet për punë dhe projektet për kulturën teknike realizohen nëpër shtëpitë për kulturë teknike në Berovë, Manastir, Veles, Gostivar, Kavdar, Kërçovë, Koçan, Kumanovë, Negotinë, Prilep, Resnje, Shkup, Strumicë, Tetovë Shtip dhe në shtëpinë e Organizatës republikane për teknikë popullore në Shkup. Shtëpitë për kulturë teknike disponojnë me: kabinete, laboratorë, punëtori dhe pajisje me lloje të ndryshme aktivitetesh teknike. Programet e punës përfshihen aktivitetet e: • teknikë të rinj dhe dashamirës të natyrës; • hulumtues të ri; • foto klube; • kino-klube; • radioamatorë; • zbulues dhe autorë të përparimeve teknike; • organizata astronautike, raketore dhe anije modelist; • klube për aktivitete nën ujore; • shoqata dhe kulturë teknike në ekonomi; • arsimtarë dhe profesorë të lëndës të arsimit teknik; Ministria e arsimit dhe shkencës, në kulturën teknike kofinancon: • manifestime ndërkombëtare; • manifestime shtetërore; • manifestime rajonale; • manifestime të klubeve dhe komunale. Shpenzimet materiale për kulturën teknike MASH-i përdor mjete për realizimin e aktiviteteve programore për bartësit e aktiviteteve në përputhshmëri me nevojat reale. Investimet në objekte dhe furnizimi i pajisjeve MASH-i përdor mjete për investime për në shtëpitë për kulturë teknike që përdoren për rindërtim dhe riparim të objekteve me pajisje informatike-llogaritëse bashkëkohore, instrumente matëse, instrumente tjera për telekomunikacion dhe pajisje tjera.
|