|
Ministria e arsimit dhe shkencë në mënyrë aktive promovon dhe përkrah pjesëmarrjen organizatave hulumtuese – zhvillimore nacionale, projekte të financuara apo të ko-financuara nga Unioni Europian, nga agjencitë e specializuara të OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare, me qëllim që sa më shpejtë dhe në mënyre më efikase Republika e Maqedonisë të kyçet në proceset e zhvillimit intergrativ ndërkombëtar. Nga pavarësia e saj në vitin 1991, Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive është kyçur në programet kërkimore-shkencore të UE (TEMPUS, COST, COPERNICUS), ndërsa në cilësi të anëtarit shoqërues, aktivitete e saj i ka filluar në Programin kornizë të pestë dhe të gjashtë (FP5 и FP6), si dhe në programe tjera të pavarura Europiane. Nga agjencitë e specializuara të OKB, bashkëpunimi intensiv në projekte është duke u realizuar edhe me Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA) dhe UNESCO. Nga programet tjera multilaterale bashkëpunimi duhet të jetë më i theksuar në kuadrin e programit të NATO-s ,, Shkenca për paqe’’. Përveç përkrahjes së drejtpërdrejtë për aktivitetet projektuese të institucioneve tona, në kuadrin e programeve të lartpërmendura, fitim dhe mundësi të madhe na bënë të mundshme për vendosje të një bashkëpunimi më të frytshëm me institucionet nga vendet e rajonit, veçanërisht nga sferat që janë me interes të veçantë.
|