|
Pala hungareze gjatë periudhës së kaluar dorëzoi projekt-Marrveshjen për bashkëpunim në lëminë e arsimit, shkencës dhe kulturës. Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Sektori për shkencë) punuan në projekt-tekstin e Marrveshjes, me çrast ishin realizuar ndryshime të dukshme dhe plotëësimi i të njejtës. Projekt-teksti ishte dorëzuar deri te Ministria e punëve të jashtme dhe Sekretariati për legjislaturë i R.M për shkak të marrjes së mendimit të tyre. Harmonizimi i tekstit është në vazhdimësi. Fakulteti për ekonomi dhe administratë nga Bukureshti dorëzoi Program për studime të doktoraturës për menaxhment dhe administratë afariste, realizimi i së cilës filloi në shtator të vitit 2004. Për shkak të interesimit të madh për pjesëmarrje, pala hungareze vendosi e njejta të pergaditet, pervec në gjuhën hungareze edhe në gjuhën angleze. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e R.M i njoftoi Institucionet përkatëse dhe organizatorët. Paraqitja e kandidatëve të interesuar bëhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ambasada e Republikës së Hungarisë në Ministri dorëzoi material për mësimin e gjuhës dhe kulturës hungare në qytetin Debrecen. Materialet u dorëzuan deri te Institucioni arsimor përkatës në Republikën e Maqedonisë. Paraqitja e kandidatëve është drejtëpërdrejti deri te organizatori në Republikën e Hungarisë. Në katërmujorin e parë të vitit 2004 pala hungareze dorëzoi material për mbajtjen e shkollës verore për fëmijët me pengesa në zhvillim dhe të njejtat ishin dorëzuar deri te Lidhja e fëmijëve invalidor “POLIO PLUS” në Shkup. Paraqitja është drejtëpërdrejti deri te organizatori në Bukuresht. Ministria e Arsimit e Republikës së Hungarisë me ndërmjetësimin e Ambasadës hungareze në Shkup deri te Ministria e Arsimit dhe Shkences e R.M dorëzoi material të kompletuar për ndarjen e disa bursave – “Szent- Gyorgi Albert” për hulumtues të lëmijvë të ndryshme. Përparsi do të kenë ata hulumtues të cilët tanimë kanë vendosur lidhje me Universitetet ose Institucionet e larta në Hungari ose punimet shkencore të cilat janë të lidhura me Hungarinë. Në material janë të theksuar kushtet për aplikim, lista e lëmijve, fletëparaqitja dhe formulari , të cilat tërhiqen në këtë ministri. Materiali i theksuar është paraqitur në web.faqen e ministrisë dhe në redaksitë e shtypit ditor. Shkup, 14.03.2005 Ambasada e Republikës së Hungarisë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dorëzoi material për mundësitë e shkollimit në Qendrën ndërkombëtare për studime hungareze dhe lindoro-europiane në Segatin. Kandidatët e interesuar munden drejtëpërsëdrejti të kontaktojnë me palën hungareze në e-mail:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it phone: +36-62-420-894 or +36-62-544-685 fax +36-62-420-894 By mail: Hungarian Studies University of Szeged Szeged, Tisza Lajos krt.103 H-6725 HUNGARY Or website: www.arts.u-szeged.hu/hungarianstudies Prof.Guorgy E.Szonyl, Program Director Agnes Bata, Program Manager Për informata më të hollësishme dhe formularët kandidatët e interesuar munden të lajmërohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën në vazhdim: Bul “Ilinden” p.nr. Shkup ose në teleefonat: 3115-324; 3118-022, lokal 219.
|