|
Marrëveshja në mes Qeverisë së R.M dhe Qeverisë së R.F të Gjermanisë për bashkëpunim në sferën e kulturës ku janë përfshirë arsimi dhe shkenca, është nënshkruar në Shkup më 16 tetorë të vitit 1997. Në marrëveshje janë të përfaqësuara format e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe shkencës, ashtu siç qëndron në tekstin e marrrëveshjes. Prej nënshkrimit të marrëveshjes e deri më sot janë realizuar aktivitetet vijuese me R.S të Gjermanisë SHAGJK (Shërbimi akademik gjerman për këmbim), i Republikës së Maqedonisë njëherë në vit ndanë bursa për studime nga sferat e ndryshme të shkencës, të dedikuara për hulumtime shkencore për punëtorët e rinjë shkencorë nga Republika e Maqedonisë, Në vit ndahen nga 20 bursa varësisht nga Buxheti. Këtë vit për vendin tonë jane ndarë gjithsej 26 bursa. ● Bursa për hulumtim (të gjata)……………..4 ● Bursa për hulumtim për 6 muaj…………...1 ● Për qëndrim hulumtues……………………...3 ● Për studentë nga Germanistika…………...6 ● Për kurse verore universitare……………...12 Me R.S të Gjermanisë kemi projekte për bashkëpunim, ku gjatë vitit realizohen disa projekte, me partnerë gjermanë. Tani më janë realizuar 7 projekte. R.S të Gjermanisë konkretisht Ministria për Arsim dhe Hulumtim ka inicuar forma të reja të projekteve dhe instrumenteve të reja në bashkëpunimin teknologjik me qëllim që të ndryshohet forma e deritanishme në bashkëpunimin bilateral në sferën e shkencës dhe teknologjisë. Në bazë të kësaj në janar të këtij viti u mbajtë një punëtori mes përfaqësuesve të dy ministrive ku në formë të shkruar nga ana jonë detalisht është arsyetuar vazhdimi i bashkëpunimit bilateral në sferën e lartëpërmendur. Në Ministri janë dorëzuar 2 Projekte ku ofrojnë bashkëpunim me shkenctarët hulumtues dhe Institucionet. Në fazën për realizim është një projekt i madhë ku janë planifikuar për shumë vende nga Europa jug-lindore përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë. Projekti titullohet “Menaxhment me ujë”, furnizim me ujë dhe largimi nga uji i ndotur (TRINOVA). Lidhur me projektin e lartëpërmendur nga vendi ynë janë përfshirë tre profesionist të cilët janë propozuar nga Ministria jonë. Gjithashtu në vazhdim është projëkti "Hapja e shkollës për menaxhment në Republikën e Maqedonisë" nga shtëpia konsulltuese Grefe Consultant GMB, R.S e Gjermanisë e cila është e dedikuar për menaxherë të ndërmarrjeve publike dhe private dhe për intelektualë të rinjë të përgatitur për edukim personal. Projekti sipas tyre do të kushtonte 250.000 euro dhe zgjatë 2 vite. Me qëllim të përforcimit dhe dhënjes të një impulsi të ri në bashkëpunimin bilateral më 24/25.06.2004 në Berlin u mbajtë një Punëtori ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria jonë.
Спогодба помеѓу Владата на Република Македонија и Владата на СР Германија за соработка во областа на културата (.pdf)
Bekanntmachung MOEL/SOEL (.doc формат) Announcement CEECs/SEECs (.doc формат)
|