|
Gjatë nëntorit të vitit 2003 është pranuar Projekt- marrëveshja për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnës dhe Hercegovinës. Përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë (sektori për shkencë) kanë punuar në projekt- tekstin (përkthim, plotësim dhe ndryshim në tekst). Në këtë konteks projekt– teksti i marrrëveshjes u dorëzua në Ministrinë për Punë të Jashtme për mendim. Teksti i njejtë do të dorëzohet deri te Sekretariati për legjislaturë, për mendim. Harmonizimi i projekt-tekstit të marrëvëshjes është në vazhdimësi.
|