Shqip Arsimi I Mesëm

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

Arsimi i mesëm Верзија за печатење

Me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin e mesëm  (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.49/07) të datës 18.04.2007, arsimi i mesëm është i obligueshëm për secilin qytetar, me kushte  të njejtat të caktura me Ligji. Në pajtim me këtë Ligj arsimi i mesëm në shkollat publike është falas. Gjimnazi dhe arsimi i mesëm profesional zgjasin 4 vite, derisa arsimi i mesëm profesional zgjat tri ose katër vite.

Me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin e mesëm (  Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.81/08) të datës 07.07.2008 dhe Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin e mesëm (  Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.92/08) të datës 22.07.2008, arsimi i mesëm  mundëson arritjen e njohurive në zhvillimin e aftësive për punë dhe arsimimin e mëtutjeshëm.

Me dispozitat paraprake të Ligjit për arsimin e mesëm me të cilat regullohet vlerësimi (notimi) i nxënësve në shkollat e mesme, nuk ishte mundësuar kontrolli i objektivitetit të notave të kumtuara nxënësve nga ana e kuadrit arsimor, e cila paraqet nevojë për ndryshime dhe plotësime të caktuara të Ligjit për arsimin e mesëm.

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për arsim të mesëm kanë për qëllim që nxënësit e shkollat të mesme të notohen në mënyrë objektive në përputhje me njohuritë dhe aftësitë e tyre të fituara, ndërsa arsimtarët  të bëjnë krahasim në mes kritereve të tyre për vlerësim me kritereve në përputhje  me testet standarde me njohurit. Me këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit pritet në masë të madhe të zvogëlohet subjektiviteti në vlerësimin (notimin) e njohurive dhe aftësive të nxënësve në shkollat e mesme, me qëllim të përmirësimit  profesional të kuadrit arsimor, si dhe kualiteti i arsimit të mesëm. Me ndryshimet e Ligjit për arsmin e mesëm parashihet që të bëhet testimi i nxënësve në shkollat e mesme. Me qëllim që  vlerësimi (notimi) i nxënësve të jetë objektiv  dhe të largohet garimi për nota më të larta pa njohuri të mjaftueshme, si dhe të kalohen presionet ndaj arsimtarëve. Në fund të këtij viti shkollor 2008/2009 do të kontrollohet  vlerësimi (notimi) i çdo arsimtari. Testimi do të bëhet me teste të cilat do ti përgatisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës me cka do të sigurohet objektivitet në vlerësimin e njohurive të nxënësit. Rezultatet nga testimi nuk do  të ndikojnë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit, vetëm në raste kur nota nga testi dhe nota përfundimtare e fituar nga arsimtari dallojnë për më shumë së një notë. Pas testimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgaditë listë ranguese të 20 % të arsimtarëve të cilët realisht kan  vlerësuar (notuar)  nxënësit, vitin e ardhshëm shkollor do tu paguaj pagë (rrogë) të rritur për 15 %. Ndërsa 20 % e arsimtarëve  të cilët kan lëshime në vlerësim do të zvogëlohet paga (rroga) për 10 %. Vlerësimi i arsimtarëve është kusht me rëndësi në avancimin e karrierës së tyre në pajtim me vendimet e reja ligjore.

Këtë vit për herë të parë filloi realizimi i maturës shtetërore  organizuar me qëllim që të përmirësohet kualiteti i arsimimit.

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për arsimin  e mesëm dhe gjithsej reformat e ndërrmara janë në funskion të përmirësimit të kualitetit arsimorë në Republikën e Maqedonisë, që nxënësit të vazhdojnë arsimimin pas përfundimit të shkollës fillore.