Shqip Arsimi I Lartë Njohja e kualifikimeve të larta arsimore

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

Njohja e kualifikimeve të larta arsimore Верзија за печатење

 

Procedura për ekuivalencë dhe njohjen e kualifikimeve të lartaarsimore të fituara në botë, në Republikën e Maqedonisë kryhet në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë (“Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.64/2000, 49/2003,113/2005 dhe 51/2007) dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Informacion për procedurën për nostrifikim dhe dokumentacioni i nevojshëm

 

Në pajtim me ndryshimet e reja të Ligjitz për arsimin e lartë (“Gz.Zyrtare e R.M.”nr.51/2007), procedura e përgjithshme për ekuivalencë dhe njohja e kualifikimeve të larat arsimore kryhet në Ministrinë e Rasimit she Shkencës. Në kuadër të Minisstrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë qëllim me vendim të ministrit, janë formuar pesë komisione për ekuivalencë dhe njohjen e kualifikimeve të lartaatsimore për ndarjen e njësive shkencore edhe atë:

• Zonë shkencore për shkencat medicinale dhe shëndet

• Zonë shkencore për shkencat bioteknike

• Zonë shkencore për shkencat humane

• Zonë shkencore për shkencat shoqërore

• Zonë shkencore për shkencat matematiko natyrore

Kandidatët e interesuar për njohjen e kualifkimimeve të tyre të larta arsimore të fituara në botë , kërkesat e tyre me dokumentacionin e kompletuar i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Për dokumentacinin e nevojshëm për fillimin e procedurës për njohjen e kualifikimeve të larta arsimore, më poshtë janë të dhëna formularët me Listën e dokumrnteve të nevojshme, Kërkësë dhe Deklaratë.

Qendra informative për njohjen e kualifikimieve të larta arsimore dërgon kërkesë për kontrollimin e validitetit të dokumentit të arsimit të lartë rrespektivisht bartësit të tyre deri te institucioni i cili të njejtën e kanë lëshuar.

Vendimi për njohjen, rrespektivisht njohjen e kualifikimeve të larta arsimore do të jetë e shfuqizuar në procedurë të veçantë derisa kontrata e kërkesës për vlefshmërinë e dokumentit rrespektivisht bartësi nga institucioni i lartëarsimorë nga vendi i huaj të jetë negativ rrespektivisht për derisa institucioni i lartëarsimorë nga vendi i huaj nuk është i akredituar me procedurën përkatëse.

Komisionet për njohjen e kualifikimeve të larta arsimore nga vendi i huaj sjellin propozm për llojin e vendimit, shkallën, dhe emrin e kualifikimit të lartë arsimorë nga vendi i huaj rrespektivisht përdorimi i titullit akademik konkretisht titullin shkencorë në Republikën e Maqedonisë.

Vendimin për vlefshmërin dhe njohjen e kualifikimeve të larta arsimore e sjell dhe e nënshkruan Ministri kompetent për punët në arsimin e lartë. Vendimi jipet në dy shembuj ku njëri shembull i dorëzohet kërkuesit kurse shembulli tjetër mbetet në Ministrin kompetente për punët e arsimit të lartë.

Kërkesa për njohjen e kualifikimeve të larta arsimore nga vendet e huaja mund të jenë të tërësishme ose të pjesërishme.

Nëse programi studimorë pëlrfundimtarë (arsimorë)nga vendi i huaj, në krahasim me sudimet programore (arsimore) të vendittregojnë ndryshime esenciale në vëllim, pëprmbajtjen ose shkallën e arsimit të lartë, kurse të njejtat janë të rendësishme për funksionimin e kualifikimit,kërkesa për vlefshmërinë rrespektivisht njohja e kualifikimeve të larat arsimore të fituar në vendet e huaja nuk pranohet në tërësi, me çrast komisioni është i obliguar ti arsyetojë shkaqet për mosnjohjen si dhe vëllimin, llojin dhe esencën e ndryshimeve.

Nëse në procedurën për vlefshmërinë rrespektivisht në njohjen e kualifikimit të lartë arsimorë nga veni i huaj , komisionet caktojnë lëshimin e ndryshimeve në programet arsimore, kërkuesi mund të udhëzohet që të japë provime plotësuese për shkak të anashkalimit të ndryshimeve.

Në këtë rast, me propozim të komisionit Ministri sjall vendim për vlefshmëri rrespektivisht njohje të pjesërishme.

Atëherë kur kërkuesi do ti kalojë të gjithë provimet plotësuese të parashikuara, kërkesa për vlefshmëri dhe njohje pranohet në tërësi.

Ministri kompetent për punët e arsimit të lartë sjell dhe e shpallvendimin për vlefshmëri dhe njohje të kualifikimit të arsimit të lartë në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës për vlefshmëri dhe nohjen e kualifikimit të lartë arsimorë nga vendet e huaja, me propozim të komisionit.

Ministri kompetent për punët në arsimin e lartë e sjell dhe e shpallë vendimin për vlefshmëri dhe njohgjen e kualifikimit të lartë arsimorë jashtë vendit në afat prej 8 ditë pune, nëse kualifikimi i arsimit të lartë është fituar në njërën prej 500 universiteteve të radhitura në listën fundit të shpallur nga institucionet vijuese: Instituti për arsimin e lartë pranë Universitetit Shangaj xhio Tong. Us News and World Report dhe Times Higher Education Supplement-Word University Ranking.

Nëse Ministri kompetent për punët e arsimit të lartë nuk e sjell dhe nuk e shpall vendimin n ë afatin e parashikuar, vendimi për njohjen e kualifikimit të lartë arsimorë do të konsiderohet i sjellur.

 

 

         deklarata për njohjen e kualifikimeve të larta arsimore

         lista e dokumentacioaneve të duhura

         kërkesë për njohjen e kualifikimeve të larta arsimore