Shqip Arsimi Bursat dhe kreditet Konviktet për nxënës

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

Konviktet për nxënës Верзија за печатење

 

Në bazë të nenit 7 të Ligjit për standardet e nxënësve (“Gazeta zyrtare e Repubikës së Maqedonisë nr.52/05”) dhe nenit 34 paragrafi 3 të Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2007 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.139/06”), Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më __________.2007, sjelli

 

PROGRAM

PËR REALIZIMIN DHE ZHVILLIMIN E VEPRIMTARISË

NË STANDARDIN E NXËNËSIT PËR VITIN 2007

 

Programi për realizimin dhe zhvilimin e veprimtarisë në standardin e nxënësit për vitin 2007 është përgatitur në bazë të mjeteve të planifikuara me Buxhetin për vitin 2007, në pajtim me Ligjin për standardin e nxënësit, Programi për punën e Qeverisë së Repubikës së Maqedonisë për vitin 2006-2010 dhe Programin për punën e shfrytëzuesve të mjeteve, konviktet e nxënësve.

Financimi i konvikteve për nxënës kryhet në bazë te nenit 73 paragrafi 1 të Ligjit për standardin e nxënësit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedoisë nr.52/05”).

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë 21 konvikte, ku 17 prej tyre i financon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kurse 4 konvikte të nxënësve (të cilat janë për arsimim me nevoja të posaçme, si dhe për fëmijët më dëmtim në të pamurit, dëgjuarit dhe pengesa në zhvillim) financohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Qëdrimi dhe ushqimi i nxënësve nëpër konviktet për nxënës është organizuar përmes Rregulores për punën dhe programin e konviktit për vëprimtarinë edukativo-arsimore.

Në vitin shkollor 2006/2007 në konviktet shkollore në Republikën e Maqedonisë vendqëndrimin e shfrytëzojnë 2.171 nxënës. Çmimin të cilin e paguan Ministria e arsimit dhe shkencës për 1 muaj për 1 nxënës ka vlerën 4.080,00 denarë për 10 muaj në vit.

Me Programin në sistemin për bursa janë përfshirë:

-Nxënësit e talentuar të shkollave të mesme me bursë mujore prej 2000 denarëve për 9 muaj të vitit shkollor,

-Bursa për femijët-nxënës të dëshmorëve, të cilat ndahen në pajtim me Ligjin për te drejtat e veçanta të pjestarëve të forcave të armatosura të RM (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.02/02; 17/03 ) dhe marrin nga 2000 denarë për muaj gjatë vitit;

-Nga 10 bursa për nxënësit e shkëlqyeshëm- romë edhe ate nga 2000 denarë për 9 muaj gjatë vitit;

-Stipendimin e nxënësve të shkëlqyeshëm me nevoja të posaçme dhe fëmijë pa prindër edhe ate nga 2000 denare për 9 muaj në vit;

-Bursa sipas elementeve tjera në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në Programin e5 A- Rekonstruimi i konvikteve për nxënës, për shkak të mjeteve financiare, planifikohen intervenime të vogla tek konviktet e nxënësve.