|
Në bazë të nenit 6 paragrafi 2 të Ligjit për standarte te nxënësve (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 37/ 98; 40/ 03) dhe neni 34 paragrafi 3 të Ligjit për realizim të Buxhetit në RM për vitin 2007 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.139/06) Qeveria e Republikës së Maqedonisë ne seancën ë mbajtur më__________.2007, solli PROGRAM PËR REALIZIMIN DHE ZHVILLIMIN E VEPRIMTARISË PËR STANDARDET E NXËNËSVE PËR VITIN 2007 1. Program për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së standardeve të studentëve për vitin 2007është përgaditur në bazë të mjeteve të planifikuara me Buxhetin për vitin 2007 dhe në pajtim me Ligjin për standardet e nxënësve dhe studentëve, Programi për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2006-2010 dhe Programi për shfrytëzuesit e vetëm të mjeteve-konvikte studentore. Financimin e konvikteve për student realizohet në bazë të nenit 56 paragrafi 1 të Ligjit për standardet e nxënësve dhe studentëve (“Gazeta zyrtare e RM” nr.37/98; 40/03). Vendqëndrimi i studentëve në Republikën e Maqedonisë realizohet në 6 konviktet studentore si dhe ne pjesën e kapaciteteve për vendqëndrim në konviktet për nxënës. Nëpër këto konvikte janë vendosur rreth 5500 student. Vendqëndrimi i studentëve në konviktet studentore organizohet sipas Regullores për punën dhe programin e konvikteve. Çmimi mesatar për vendqëndrim të cilin e paguan Ministria e arsimit dhe shkencës për 1 student për 1 muaj sillet rreth 3000 denarëve edhe ate 10 muaj në vit. Në sistemin për bursa dhe kreditet e studentëve janë përfshirë: -Studentët e talentuar me bursë mujore prej 3300 denarëve për 9 muaj gjatë vitit shkollor; -Kredite studentore, në vlere mujore prej 2200 denarëve për 9 muaj gjatë vitit; -Bursa për studentët të cilët studjojnë nëpër Universitetet jashtë Republikës së Maqedonisë dhe kanë fituar të drejtën për shfrytëzimin e bursës nga vitet e mëparshme, për drejtimet dhe diciplinat të cilat nuk janë përfshirë në Universitetet tona edhe ate nga 4500 denarë për 9 muaj në vit; -120 bursa qeveritare janë përfshirë në procesin e stipendimit dhe vendqëndrimit edhe ate nga 3000 denarë për 10 muaj në vit (për vendqëndrim); -Në pajtim me Ligjin për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e forcave të sigurisë në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e RM” nr.02/02; 17/03) janë të përfshirë edhe studentët dhe fëmijët e dëshmorëve të cilët marrin bursë nga 3300 denarë për 9 muaj në vit Në Programin 6A-Rekonstruimi i konvikteve për studentë planifikohet rekonstruimi i konvikteve për studentë, përpunimi i projekteve për konvikte te reja studentore dhe intervenimet e vogla tek konviktet e nxënësve. Republika e Maqedonisë këmbëngul të jetë anëtarë i drejtë dhe i respektuar në rrethin evropian dhe botëror dhe ai është orientim i përhershëm i saj. Ajo është e vendosur të hapëroj në rrugën e regullimit të një shteti bashkëkohor, ku arsimi dhe trajnimi, kultura, shkenca dhe inovacionet paraqesin faktor kyç për gjendjen sa më të mirë të qytetarëve të sajë dhe forcimin e ekonomisë kombëtare. Ministria e arsimit dhe shkencës e RM ka përgjegjësi shoqërore të krijoj kushte për përparimin e arsimit dhe mundësitë për rritjen e gjendjes së mirë të qytetarëve. Pasojat nga veprimtaritë dhe aktivitetet që i ndërrmer Ministria janë afatgjate dhe të forta dhe kanë ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj jetës së cdo qytetari. Kushtet dhe mundësitë për mbrojtje dhe kompenzim të cilën Ministria e krijon në planin e arsimit dhe trajnimit, hulumtimit, zhvillimit dhe afirmimit të vlerave kulturore janë të një rëndësie esenciale për përcaktimet jetësore të të rinjëve dhe të moshuarve.
|