|
Me Ligjin për arsimin fillorë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.103/08) prej 19.08.2008, arsimi fillor është i obligueshëm për të gjithë fëmijët e moshës 6 deri në moshën 15 vjeçare. Arsimi fillorë zgjat 9 vite dhe zhvillohet në tre periudha. Qëllimi i arsimit fillor përputhet me kërkesat e reja të arsimit fillor bashkëkohorë: edukimi dhe arsimimi në përputhje me vlerat e përgjithshme dhe civilizuese, kërkesën për aftësimin e nxënësve për jetë dhe punë në përputhje me vlerat demokratike, teknologjit informatiko-kumunikuese bashkëkohore dhe njohurit dhe të arriturat shkencore. Në ligj rregullohen edhe dispozitat e legjislaturës së BE. Me dispozitat në Ligjin për arsimin fillorë përcaktohet qëllimi i arsimit fillor, ndërsa nëpërmjet anëtarëve të caktuar të Ligjit promovohen principet e demokracisë, mosdiskriminimit , respektimi i i ndryshimeve individuale ndërmjet nxënësve, krahasimit ndërkombëtarë të diturive. Në sistemin e arsimit fillorë me Ligjin avancohet organizimi dhe kualiteti i arsimit te nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, si dhe fëmijët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët qëndrojnë në perendim dhe për fëmijët me shtetësi ose pa shtetësi perendimore të cilët qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë. Me Ligjin për arsimin fillorë ofrohen zgjedhje sistemore të cilët mbajnë llogari për interesimin më të mirë të fëmijës. më konkretisht, me Ligj është rregulluar se arsimi fillor zgjatë nëntë vite edhe atë për nxënësit e moshës 6 deri në moshën 15 vjeçare dhe realizohet në tre periudha sipas karakteristikave zhvillimore të nxënësve, prej klasës I deri në klasën e III, prej IV deri VII dhe prej klasës VII deri në klasën e IX Me Ligjin për arsimin fillor krijohet e drejta juridike për organizim paracional të shkollimit të fëmijëve . Duke filluar nga gjendja në arsimin fillor dhe kushtet reale hapsinore, kadrovike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë, Ligji do të kontribuojë që të përmirësohet kualiteti në arsimin fillor dhe të shtohet kujdesi për zhvillimin e nxënësve që nga fillimi, si dhe gjatë shkollimit të përgjithshëm të tyre në shkollën fillore. Kështu për nxënësit në periudhën e parë të shkollës fillore organizohet pranimi dhe mbrojtja e nxënësve para orëve të mësimit të rregullt prej klasës së I deri në klasën e V, sipas nevojave të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Me Ligj krijohet e drejta juridike që në shkollë të realizohet një kujdes më i madh për zhvillimin e nxënësve të cilët arrijnë njohuri më të mëdha dhe të cilët kanë aftësi për lëndët e caktuara. Për këtë qëllim, sipas programeve të reja arsimore prej klasës së I deri në klasën e III, kurse veçanarisht prej klasës së IV deri në klasën e VI, do të mundësoj të zhvillohen forma të ndryshme të mësimit, sipas nivelit të ndërlikueshmërisë. kjo kujdesje do të vazhdojë edhe në klasën e VII deri në klasën e IX, kur për nxënësit të cilët kanë aftësi dhe dituri më të mëdha nga lëndët e caktuara krijohet e drejtë juridike të radhiten në grupe arsimore me nxënësit e klasës së njejtë( të paraleleve të ndryshme), për përfitimin e përmbajtjeve më të ndërlikuara , edhe atë më së shumti në vëllim prej nje të katërtës së orëve të cilët janë të dedikuara për lëndën përkatëse. Megjithatë, orët për pjesën tjetër të mësimit, nxënësit do ta ndjekin në klasën e tyre amë. Preferohet që të sillen standarde për vlerësim dhe kritere për notat me numra dhe vendoset sistem i vlerësimit dhe avancimit të nxënësve, por njëkohësisht edhe sistem i kontrollimit inter dhe ekstern se sa janë arritur rrezultatet e arritura, që të mbikqyren në kohë efektet pozitive, si dhe dobësit në mënyrën dhe metodat e planifikimit, realizimin e mësimit, si dhe në vlerësimin e nxënësve. Në Ligj për herë të parë regullohen të drejtat dhe përgjegjësit e nxënësve, prindërve dhe arsimitarëve në shkollën fillore. Në kapitull të veçantë ofrohen zgjedhje sistematike bashkëkohore për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional, jo vetëm se për normat për punësim, por edhe për përmirësim profesional, aftësim dhe avancimi i i tyre në karierë. Për herë të parë në sistemin tonë arsimor rregullohen edhe detyrat e arsimtarëve, bashkëpunëtorve profesional dhe edukatorëve. Vëmendje të veçant i kushtohet organeve drejtuese dhe udhëheqësisë së shkollës dhe të organeve profesionale të shkollës fillore. Me Ligj përforcohet roli i prindërve dhe bashkësisë lokale me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellt dhe kualitetit të punes edukativo arsimore. Me qëllim që të sigurohet objektivitet në vlerësimin e nxënësve dhe të lëshohet në garë për nota më të mëdha pa dituri të mjaftueshme , si dhe të tejkalohen presionet ndaj arsimtarëve, në fund të këtij viti shkollorë 2008/2009 do të kontrollohen vlerësimet e secilit arsimtarë. Me Ligjin e ri për arsimin fillorë, parashihet që të testohen nxënësit prej klasës së IV deri në klasën VIII. Testimet do ti përgatisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës me çka do të sigurohet objektivitet në kontrollimin e diturive të nxënësve. Rezultatet nga testimi nuk do të ndikojnë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit përveç se në rast kur nota e testimit dhe nota përfundimtare e marr nga arsimtari dallohen për më shum se një notë. Pas testimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë listë ranguese dhe 20 % të arsimtarëve të cilët realisht i kan vlerësuar nxënësit, vitin e ardhëshëm shkollor do të rritet paga për 15 %. Ndërsa 20% e arsimtarëve të cilët cilët kanë lëshime në vlerësimin (notimi) e nxënësve do të zvoglohet paga (rroga) për 10 % . Vlerësimi i arsimtarëve është kusht i rëndësishëm në avancimin e tyre në karrierë në pajtim me vendimet ligjore të reja.
|