|
QEVERIA DO TË NDAJË 6.5 MILIONË DENARË NGA BUXHETI PËR VITIN 2008 PËR ZHVILLIM TË PROCESIT ARSIMOR |
|
|
16.10.2007 |
|
PËR 400 SHKOLLA – 100.000 BANKA TË REJA Përveç furnizimit me banka të reja shkollore nga këto mjete do të destinohen edhe për rikonstrukcion të ujërave sanitare në shkolla,të cilat për momentin janë në gjendje katastrofale. Kryeministri Nikolla Gruevski thekson se ato deri tani kanë qenë një turp për sistemin arsimor dhe burim i sëmundjeve infektive. Me 6.5 miljon den. nga buxheti për vitin 2008 Qeveria do të bëjë furnizim me 95.000 banka dhe do të bëjë rikonstrukcionin e ujërave sanitare në rreth 400 shkolla fillore dhe të mesme. Sipas Kryeministrit Gruevski, një nga arsyet kryesore për gjendjen e rëndë të deritanishme ka qenë politika jo e drejtë e qeverive të deritanishme në emërimin e prioriteteve. Ai vlerëson se projektet e këtilla shkojnë në drejtim të realizimit maksimal për reformat e parashikuara në arsim. Fëmijët tanë ndiqnin mësimin në kushte mizerie, ndërsa ujërat sanitare ishin një turp për sistemin arsimor publik dhe burim i sëmundjeve infektive. Fëmijët uleshin në banka të vjetra, të vjetra pas disa dekadave, derisa qeveritë dhe politikanët po flisnin për arsimin e shekullit XXI. Pajisja e shkollave me banka dhe karrige nuk ishte e trajtuar si temë kryesore për momentin, për krijimin e kushteve normale për rrjedhën e procesit arsimor. Nga 95.000 banka, 45.000 do të jenë të pajisura komplet me karrige dhe do të ripërtrihen bankat më të vjetra në pjesën më të madhe të shkollave. Nga ana tjetër gjendja e ujërave sanitare në shkolla është alarmante dhe nuk i plotëson kriteret e përgjithshme. Përshtatja e ujërave sanitare do të jetë në drejtim të implementimit të projektit inkluziv të fëmijëve me nevoja të veçanta,- tha Gruevski. Ai përmendi procesin reformues të mbetur në arsim, për sjelljen në nëntëvjeçaret “Kompjuter për çdo nxënës”, dhe ndërtimin e 145 sallave sportive shkollore. Veçer, 15.10.2007
|