Shqip Aktuale Zgjedhje nga shtypi ditor

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

Zgjedhje nga shtypi ditor
Informacion për "Zef Lush Markun" Верзија за печатење
01.02.2008

Dy milionë euro për objektin e ri të ZLM-së

   44 paralelet dhe palestra gati në shtator  Për t’u informuar me punën në ndërtimtari, ministri Rushiti të enjten ka vizituar objektin e ri. Nga biseda me punëtorët, ministri ka siguruar se gjithçka është në rregull, ndërsa po punohet sipas dinamikës së paraparë  

Hajrie AZEMI

 

Shkup, 31 janar - Në shtatorë të këtij viti, nxënësit e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup do të mund që procesin mësimor të ndjekin në objektin e ri. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti, ka paralajmëruar të enjten se do të funksionojnë 44 paralele për nxënësit shqiptarë, si dhe një sallë e madhe sportive.

Për përfundimin dhe kompletimin e objektit, Rushiti ka siguruar se ministria do të  investojë 2 milionë euro. Me këtë rast, për t’u informuar me punën që po bëhet në këtë shkollë, Rushiti ka vizituar objektin e ri, ndërsa më pas është shprehur i kënaqur me dinamikën që po zhvillohet në ndërtimin e kësaj shkolle.

“Nga biseda me punëtorët, gjithçka është në rregull dhe punohet sipas dinamikës së paraparë. Tani është situatë tjetër, lëndët gjyqësore dhe procedurat janë përfunduar, ndërsa deri në qershor, ose maksimalisht në korrik objekti do të përfundohet dhe do të jetë i gatshëm për funksionim. Ndërtimi i objektit të ri të gjimnazit, përkujton mitin e urës së shenjtë. Pas një pune të mundimshme 16 mujore, janë zgjidhur çështjet dhe konceptet Gjyqësore”, ka theksuar Rushiti, sipas të cilit, vizita e tij të enjten ka për qëllim investigimin se si po zhvillohen punimet, ndërsa e dyta për të treguar këmbëngulësinë se ndërtimet do të jenë në fokus të ministrisë që ai drejton.

Ministri Rushiti përkujton se janë tejkaluar të gjitha momentet e vështira të trashëguara, si borxhet e pashlyera ndaj Komunës së Butelit, Qytetit të Shkupit, si dhe lëndët gjyqësore.

“Duke marrë parasysh se kjo shkollë është në interes të nxënësve të Shkupit dhe rrethinës, shpresoj se i kaluam momentet e vështira. Pastruam të gjitha kontekstet  gjyqësore me një kompani, e cila dikur kishte marrë avancë dhe nuk ishte interesuar që të mbarojë punimet, por vetëm në mënyrë fiktive borxhin që e kishte ndaj shtetit ta shlyej pa kryer punë”, thekson Rushiti. Ndryshe, objekti i ri për nxënësit e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup ka filluar të ndërtohet që nga viti 2002, por ende deri tani nuk është përfunduar. Gjimnazi në fjalë funksionon 57 vite pa ndërtesë, derisa nxënësit e këtij gjimnazi mësojnë në kushte shumë të vështira dhe procesin edukativo-arsimor e ndjekin edhe në bodrume.

 

 

 
 
<< Почеток < Назад 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Повеќе > Крај >>

Страница 1 од 37