Shqip Aktuale Risitë dhe aktivitetet

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

Të reja
Fjala e zv.Ministres së Arsimit dhe Shkencës në fillimin e vitit akademik 2008/2009 në EJL-Tetovë Верзија за печатење
26.09.2008

Jam  e nderuar që sot mund të marrë pjesë në  fillimin e vitit të ri akademik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, universitet që shtatë vite me radhë dhe me të drejtë po e  mban epitetin e universitetit evropian dhe bashk.

Gjatë kësaj periudhe pune për këtë institucion lirisht mund të thuhet se ka arritur shkallën e universiteteve që kanë rolë bartës në zhvillimin e arsimit të lartë në vend dhe më gjërë. Prandaj sot  qytetarët, shteti, përkatësisht të gjithë ne mburemi që në shoqërinë tonë po funksionon me sukses një universitet shumëgjuhësor, i cili gjatë shtatë viteve të kaluara dëshmoi se është  një përparësi e një shoqërie multietnike. Dhe, me këtë fakt sot mburet  shteti dhe shoqëria maqedonase, por duhet të mbureni edhe ju studentët dhe stafi arsimor i universitetit, sepse për tu përshëndetur është puna e juaj profesionale në drejtim të realizimit të parimeve të Deklaratës së Bolonjës,aktiviteti juaj për vendosjen e lidhjeve të reja me institucionet e tjera akademike që të promovohen këmbimi i informatave, kuadrit dhe studentëve dhe të përmirësohet cilësia programeve studimore. Argumentet e këtilla flasin qartë se ky institucion i lartë arsimor është kyçur në vizionin evropian të dijes ku universiteti si kulmi i kierrarkisë së dijes ka qëllim të përbashkët, -studentët t,i pasurojë me arsimim profesional dhe kompetent.

Të nderuar studentë,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës vëmendje të posaçme i kushton  zhvillimit të arsimit, dhe  në prioritetet  programore  të saja vend të posaçëm kanë studentët, të cilët si qytetarë të ardhshëm akademikë i nevojiten   shtetit dhe shoqërisë, si kuadro që do të jenë të përgatitur që të përballen me sfidat e kohës, me trendet reformuese që na afrojnë kah Evropa dhe bota  e arsimuar.Për këtë fakt ne jemi të vendosur që të pengojmë shkuarjen e kuadrove tanë jasht vendit, nga shkaku se ata janë investimi ynë më i madh që premtojnë progres të përgjithshëm për shtetin dhe shoqërinë.

Më lejoni në fund, që juve studentëve  të këtij universiteti dhe të të gjithë universitetve tjera në Republikën e Maqedonisë t,u dëshirojë fillim të mbarë të vitit të ri akademik, punë të mbarë dhe bashkëpunim me profesorët dhe kolegët, t,u dëshiroj që të pasuroheni sa më shumë me dije, e cila nesër  do të mund të futet në garë dhe konkurencë me dijen e çdo universiteti tjetër në botë.    

Falimenderit

 
Njoftim - hapje solemne e Universitetit Veror Ndërkombëtar Верзија за печатење
04.07.2008

Me datë 07.07.2008 (E hënë), ora 10.00, në Amfiteatrin e Fakultetit për Turizëm pranë Univerzitetit „Shën Klimenti Ohridski"- Ohër, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti do të marrë pjesë në hapjen solemne të Universitetit Veror Ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë 2008.

Ftohen të gjitha mediumet.

Njësia për marrëdhënie me publikun

 

 
Bashkëpunim për promovimin e shpërblimeve për mendimet inovative për evropianët e ri Верзија за печатење
01.07.2008

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon shkollat, se Republika Çeke organizon garë për nxënësit e shkollave të mesme në shkencë dhe disciplinat teknologjike. Gara përfshin 5 disciplina:
  1. ICT ;
  2. Shëndet dhe jetë kualitative ;
  3. Rrethina ;
  4. Prodhimtari dhe inovacione teknologjike ;
  5. Arkitekturë dhe dizajn.

T ë gjitha informatat e nevojshme do t’i gjeni në web-faqen www.innovatingminds.eu ose www.ceskahlava.cz.

Afati përfundimtar i paraqitjes është 10 shtator 2008.

Ceremonia solemne do të mbahet në Pragë, në tetor të vitit 2008.

 
Lajmërim për pranimin e RM-së si anëtare e plotfuqishme në iniciativën EUREKA Верзија за печатење
19.06.2008

Në konferencën e ministrave të EUREKA 2008 –ës, e cila u mbajt më 06 qershor në Lublanë, ishte vërtetuar pranimi i RM -së, si anëtare e plotfuqishme e EUREKA - iniciativës. Konferencën e hapi Janez Jansha – Kryeminister i Republikës së Sllovenisë, ndërsa morën fjalën edhe Janez Potoçnik Evro-komisar për shkencë dhe hulumtime dhe Mojca Kucler Dolinar, Ministër për arsimin e lartë, shkencë dhe teknologji të Republikës së Sllovenisë.

Memorandumin për marrëveshje në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrit për Arsim dhe Shkencë z.Sulejman Rushiti e nënshkroi prof.d-r Jovan Lazarev, zëvendësministër për Arsim dhe Shkencë.

Повеќе...
 
<< Почеток < Назад 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Повеќе > Крај >>

Страница 1 од 13