Shqip Aktuale Aktivitetet e Ministris Fjalmi i zv. ministrës së arsimit dhe shkencës, Lindita Qayimi, me rastin e promovimit të projektit pako e gjelbër - arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë
Fjalmi i zv. ministrës së arsimit dhe shkencës, Lindita Qayimi, me rastin e promovimit të projektit pako e gjelbër - arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë Верзија за печатење
03.10.2008

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj
I nderuari z.dr. Alois Kraut., ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë

Kam kënaqësi të vacantë që sot mund të marr pjesë në rrumbullakësimin e projektit Pako e Gjelbër – Arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm  në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, projekt i cili me sukses  realizohet nga ana e Qendrës Rajonale për mbrojtjen e mjedisit jetësor në bashkëpunim dhe  financim të Qeverisë Austriake përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.

Projekti i cili u realizua në periudhën maj 2006 deri në shtator të vitit 2008, me mbështetjen financiare të partnerëve tanë austriak dhe ne  jemi mirënjohës për këtë, sepse mundësuan përmirësimin e kushteve për punë në shkollat tona fillore.

Llojet e ndryshme të materialeve – doracakëve edukativ për arsimtarë me plane mësimore,  kolekcion DVD nga 32 filma, CD-ROM me informacione të zgjeruara për 22 tema janë komponentë të rëndësishëm për proces sa më të sukseshëm arsimor. Tani arsimtarët duke i shfrytëzuar informacionet e Pakos së Gjelbër – Arsimore, kanë mundësi ta zbatojnë arsimimin për zhvillim të qëndrueshëm pothuaj se në të gjithë lëndët mësimore, siç janë biologji, gjeografi, kimi arsimin natyroro shkencorë dhe edukatën qytetare.

Rëndësia e këtij projekti është që për dallim nga vendet tjera tek ne përpunohet edhe Pako e Gjelbër për fëmijët me nevoja të veçanta, përkatësisht me fëmijët me pengesa në të pamurit.

Të nderuar të pranishëm,

Realizimi i sukseshëm i këtij projekti, si dhe projektet tjera të shumta në lëmin e arsimit  dhe në sferat tjera  të jetës shoqërore, janë indikator më të mirë, se bashkëpunimi dhe partneriteti janë faktorë më të rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie moderne. Në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Maqedonisë, është në kërkesë të vazhdueshëm për partnerë të rinjë për bashkëpunim, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të mund të arrijë progresin e duhur.

Në fund edhe njëherë u falenderohem të gjithë faktorëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët morën pjesë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, veçanarisht përfaqësuesin e Qeverisë austriake, ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë, z-in Alois Kraut.

Faleminderit!