|
Në konferencën e ministrave të EUREKA 2008 –ës, e cila u mbajt më 06 qershor në Lublanë, ishte vërtetuar pranimi i RM -së, si anëtare e plotfuqishme e EUREKA - iniciativës. Konferencën e hapi Janez Jansha – Kryeminister i Republikës së Sllovenisë, ndërsa morën fjalën edhe Janez Potoçnik Evro-komisar për shkencë dhe hulumtime dhe Mojca Kucler Dolinar, Ministër për arsimin e lartë, shkencë dhe teknologji të Republikës së Sllovenisë. Memorandumin për marrëveshje në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrit për Arsim dhe Shkencë z.Sulejman Rushiti e nënshkroi prof.d-r Jovan Lazarev, zëvendësministër për Arsim dhe Shkencë.
Prof.d-r Jovan Lazarev i falemnderoi për pranimin dhe përmendi se me arritjen e statusit si vend anëtar, do të përparojnë aktivitet e përbashkëta në hulumtime dhe biznes-sektorin ndërmjet propozimeve të inovacioneve dhe projekteve të zhvilluara në nivel Evropian, me mundësi për implementimin e tyre me partnerë nga vendet tjera anëtare në EUREKA. Kjo iniciativë u ofron mundësi konkrete për përfshirje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kompanive të mëdha, qendrave për hulumtime dhe univerziteteve, përgatitjet në projektet e orientuara të tregut, të domosdosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit. INFORMACION
PROGRAMI EUREKAIniciativa (programi) EUREKA është rrjet Evropian i hulumtimeve të orientuara dhe zhvillimore të tregut (R&D). Qëllimi i saj është të forcohet konkurenca Evropiane në drejtim të përparimit bashkërisht R&D të destinuara drejt tregut. Programi EUREKA bashkon 13.400 pjesëmarrës nga Industritë, Ndërmarrjet kryesore, të mesme dhe të vogla, si dhe Qendrat për Hulumtim dhe Universitetet. Në periudhën gjatë vitit 2007/2008, vendi-kryesues me EUREKA-programin ishte Republika e Sllovenisë. Në EUREKA- mbledhjen e grupit të përfaqësuesve të lartë të vendeve-anëtare (HLG), e cila u mbajt nga data 24-26 tetor 2007 në Maribor, Republika e Sllovenisë, Republika e Maqedonisë fitoi NIP- status (National Information Poing).Arritja e këtij statusi mundëson pjesëmarrje aktive në biznes- sektorin e Maqedonisë në investimet kapitale të projekteve inovative dhe zhvillimore të tyre, në tregun Evropian të ideve, me mundësi për realizimin e tyre në bashkëpunim me partnerë të interesuar nga vendet anëtare. Nga data 20-21 dhjetor 2007 me ftesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup, qëndronte Z.Halada Svatopluk, përfaqësues i EUREKA –Sekretariatit në Bruksel. Qëllimi i vizitës së tij ishte definimi dhe konsolidimi i temave për organizimin e EUREKA-ditës informative, për arsye të njohjes më hollësisht të pjesëmarrësve potencialë me mundësitë që i ofron ky program. Në 30 janar 2008, në hapësirat e Klubit të deputetëve, u mbajt EUREKA-ditë informative në të cilën pjesmarrës ishin edhe kryesuesi i EUREK-ës nga Republika e Sllovenisë z.Alesh Mitreviç, i cili bëri dhe prezantimin e EUREK-ës në kornizën e Evropës dhe përkrahjen e zhvillimit dhe inovacionit, si dhe përfaqësuesi nga EUREKA – Sekretariati në Bruksel, z.Halada Svatopluk i cili fliste për EUREKA - të drejtat për pjesëmarrje në projekt. Në ditën informative ishin të ftuar përfaqësues nga Industritë, Biznes-sektorët, si dhe nga Qendrat për Hulumtim dhe Univerzitetet e RM-së. Fjalim përshëndetës në ditën informative kishte Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës z.Jovan Llazarev. Nga 26 -27 mars 2008, në Shkup për herë të dytë qëndronin z.Alesh Miheviç dhe z.Halada Svatopluk,dhe për kohën e vizitës së tyre realizuan takime më përfaqësues të Univerzitetit të Makinerisë, përfaqësues të Agjensionit për përkrahje parapranimit të RM-së, si dhe përfaqësues të organizatave të cilët organizojnë EUREKA – propozim projekte. Gjithashtu ishte parashikuar dhe (draft version) versioni i drejtë i Countres Applikation Report për Republikën e Maqedonisë, i cili duhej të përgaditej nga ana jonë dhe të dorëzohej deri te EUREKA - Sekretariati në Bruksel. Në kornizë të aktiviteteve për plotësimin e kriteriumeve me qëllim të arritjes së statusit për anëtare të plotfuqishme, ishte dhe përgaditja e versionit pëfundimtar të Countres Application Report për RM-së.Në mbledhjen e grupit të përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare (HLG),e cila u mbajt nga data 10-11 prill 2008,ne Portorozh Republika e Sllovenisë,u prezentuan elementet kyçe nga kjo kumtesë, ku me aklamacion ishte propozuar pranimi i RM-së, për anëtarësimin e plotfuqishëm të EUREKA – bashkëpunimit. Me marrjen e statusit vend anëtar, do të mundësohet pjesëmarrje aktive në sektorin e hulumtimit dhe biznesit, nëpër propozime të projekteve të inovacionit dhe zhvillimit, me mundësi për implementimin e tyre në bashkëpunim me partnerët nga vendet anëtare në EUREKA. Ministria për Arsim dhe Shkencë do të duhet të sigurojë fond të veçantë me mjete për EUREK-ën, me qëllim që t’i nxisë pjesëmarrësit të propozojnë projekte orientuese të përmbajtura të tregut, në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit. Me këtë iniciativë Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përpiqet të ndërtojë urë ndërmjet shkencës dhe biznes-sektorit, ku pjesëmarrja e deritanishme në shkencë ishte e parëndësishme. Për informata më të hollësishme në lidhje me këtë bashkëpunim, ju lutemi të drejtoheni deri te: Ministria e Arsimit dhe Shkencës Sektori i Shkencës - Departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar në shkencë dhe FP7
Juliana Balevska, EUREKA - Koordinatore kombëtare e projektit (NPC) tel:+389 23 118 022, lokal 127 : faks +389 23 237 701 e-mail:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
|