Shqip Aktuale Inagurohet shkolla “Zini Hani”.

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:+389 2 3117 288
faks:+389 2 3118-414
e-mail: contact@mon.gov.mk

Inagurohet shkolla “Zini Hani”.
28.11.2007
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti gjatë qëndrimit të së mërkurës në Veleshtë të Strugës bëri inaugurimin e pjesës së rinovuar të shkollës “Zini Hani”.

“Kam kënaqësinë që kremten e madhe të 28 Nëntorit, po edhe ditën e shkollës suaj e festoj në mesin tuaj”, tha ministri Rushiti në manifestimin e mbajtur në këtë shkollë. Ministri premtoi se ky investim nuk do të jetë as i pari e as i fundit në këtë shkollë, sepse, siç vërejti ai, ne do të vijojmë të investojmë jo vetëm në infrastrukturë, por në të gjitha planet. “Reformat në arsim do të vijojnë, do të bëjmë digjitalizimin dhe kompjuterizimin e shkollave. Do të sigurojmë edhe hapësirën e nevojshme dhe atë jo vetëm për nxënësit, por edhe për arsimtarët, tha ministri Rushiti, duke shtuar se 28 Nëntorin e vitit që vjen do ta kremtojmë me rezultate edhe më të mëdha e gjithsesi edhe me pavarësinë e Kosovës. Për rinovimin e shkollës “Zini Hani” në Veleshtë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte ndarë 4 milionë denarë.

Ndërkaq deputeti i PDSH-së Garip Kaba, duke theksuar se ky është një investim për mirëvajtjen e procesit edukativo arsimor, tha se nuk do të ndalemi këtu, sepse së shpejti në oborrin e shkollës do të ndërtojmë edhe sallën e sporteve. Nga ana tjetër, udhëheqësi i Departamentit të Arsimit në Komunën e Strugës, Xhemi Hajredini falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për ndihmën që ka dhënë për rinovimin e kësaj shkolle. Një falënderim bëri dhe drejtori i shkollës, Vait Zhuta, në veçanti për deputetin e zonës, Garip Kaba, i cili, siç tha udhëheqësi i shkollës, vazhdimisht ka qenë në mbështetje të projekteve, që kanë të bëjnë me këtë shkollë.