|
18.10.2007 |
|
16.10.2007 Deri tek: Familja e Toshe Proeskit Sot, ku përshtypjet ende janë të freskëta nga koncerti grandioz “Arsimi është përgjegjësi për të gjithë ne “ me keqardhje e mora lajmin për vdekjen fatale. Jam i vetëdijshëm se nuk ekzistojnë fjalë që të tregojë pikëllimin tim për vdekjen e djalit tuaj, pikëllim i cili e kaploi tërë Maqedoninë. Sot të gjithë së bashku e ndjejmë dhimbjen e njejtë, humbjen e njejtë, sepse humbja e birit tuaj nuk është humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e Republikës së Maqedonisë, Ballkanit dhe Evropës. Nderë të veçant pata që personalisht ta njoftojë Toshe Proeskin, të kënaqem duke i dëgjuar këngët e tij, sepse ai ishte i njohur në gjithë botën me zërin e tij të veçant, talentin për muzikë dhe humanizmin e tij. Faleminderimi im do të jetë i përhershëm, sepse ai edhe në ditët e fundit të jetës së tij mendonte për gjeneratën më të re. Njerëzit largohen, mirëpo veprat janë ato që mbesin pas. Edhe pse ai sot fizikisht nuk gjendet mes nesh, veprat e tij janë ato që mbesin dhe gjithmonë do ta mbajnë kujtimin e përhershëm mes nesh. Me rrespekt, Sulejman Rushiti
|