Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të institucioneve shtetërore (“ Gazeta Zyrtare” nr. 58/00, 44/02,82/08, 167/10 и 51/11),neni 49, të Ligjit për standarde studentore ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13,30/13, 120/13 и 41/14) dhe neni 2 të Rregullores për llojin e bursës për studentë dhe mënyrën e ndarjes së bursave studentore studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 169/13 dhe 74/15), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë në njëqind universitetet e para të ranguara sipas shpalljes së listës së fundit të Qendrës për universitete nga klasa botërore pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong për vitin akademik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2016/2017 ndanë bursa për studime deridiplomike për ciklin e parë për kandidatët e pranuar në studime deridiplomike në njëqind universitetet e ranguara sipas shpalljes së listës së fundit të Qendrës për universitetet të klasit botërorë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong nga lëmia e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, e drejta ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë ka kandidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:

1. Të ketë të mbaruar arsimin e mesëm adekuat, ku deri ditën e paraqitjes të ketë arritur sukses në arsimin e mesëm me notë mesatare 4.50 nga të gjitha lëndë gjatë arsimimit të mesëm, ndërsa nëse arsimin e mesëm e ndjek jashtë vendit, të ketë arritur sukses mesatarë ekujvalent së paku me notë mesatare 4.50 nga të gjitha lëndët gjatë arsimimit të mesëm.
2. Të jetë i pranuar në studime deridiplomike në ciklin e parë për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2016/2017 në njërin nga 100 universitetet e ranguara, sipas listës së fundit të shpallur në universitete globale nga Instituti për arsimim të lartë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong nga lëmia e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, e drejta ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë.
3. Të disponojë dëshmi për njohjen aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi,
4. Të mos jenë shfrytëzues të njdonjë burse tjetër,
5. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

● Fletëparaqitje
● Dëftesa për kryerjen e vitit të I, II, III, IV të arsimit të mesëm , dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV, ndërsa diploma për kryerjen e arsimit të mesëm dhe suksesin e arritur, në mënyrë plotësuese të dorëzohet gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes ( të vërtetuar në noter),
● Nëse kandidatët për ndarjen e bursës, arsimin e mesëm e ka të mbaruar jashtë vendit të dorëzohet dëshmi për nostrifikim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

● Vërtetim nga institucioni i lartë se kandidati për herë të parë është pranuar në studime deridiplomike në ciklin e parë në vitin akademik 2016/2017: prej kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet dhe vlera ( çmimi) i regjistrimit,
● Certifikatë - vërtetim për njohjen e gjuhës angleze (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalencë për zonën përkatëse të gjuhës), me përjashtim të kandidatëve të cilët arsimin e tyre e kanë kryer në gjuhën në të cilën realizohet mësimi,
●Deklaratë e nënshkruar personalisht, me përgjegjësi morale dhe penale, se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër për studime deridiplomike të ciklit të parë ( të vërtetuar në noter),
●Letër motivimi;
●Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
●Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet e lëshuara nga institucionet nga vendet tjera është e nevojshme të përkthehen nga Gjuha maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqsorë.
Dokumentet e nevojshme për bursë për studime deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen origjinale ose kopje të vërtetuar në noter.

III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesit të bursës i kompenzohen shpenzimet për regjidtrim në vlerë prej më së shumti prej 40.000 dollar SHBA në vit, të paguara në valut përkatëse, sipas kursit të këmbimit, të Bankës Popollore të Republikës së Maqedonisë në ditën e shpalljes së Konkursit, një biletë aeroplani në fillim të studimeve dhe një bilet aeroplani pas përfundimit të studimeve, ndërsa bursa mujore paguhet sipas Aktvendimit për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për burse mujore për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit ( në bazë të Listës së indekseve të çmimeve me pakicë për shpenzime jetësore, e cila është publikuar nga organet kompetente të Organizates së Kombeve të Bashkuara).

Çdo vlerë mbi shumën e lartëpërmendur për regjistrim është në barrë të studentit.

IV. OBLIGIMET E KANDIDATËVE TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje është i obliguar nëse e fiton bursën, për çdo vit të kaluar të studimeve jashtë vendit të punojë dy vite në Republikën e Maqedonisë. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë kandidati është I detyruar gjashtë muaj të jetë në dispozicion për punësim në organet e Institucioneve shtetërore, si dhe në Institucionet e larta arsimore dhe shkencore me çrast pozicioni i tij i punës do të jetë i përshtatshëm me llojin dhe shkallën e kualifikimit arsimor.
Nëse, brenda gjashtë muajve kandidatit nuk u është ofruar punësim përkatës në organet e institucioneve shtetërore, institucionet e larta arsimore shkencore, ai mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë.
2. Kandidatët nuk do të jenë të obliguar të kthehen në Republikën e Maqedonisë pas përfundimit të studimeve, nëse në afat prej tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë e Fortune top lista 500 jashtë vendit.
Në raste të tilla ata mund të mbeten jashtë vendit maksimum tre vite me qëllim të përfitimit të përvojës ndërkombëtare korporativ, me çrast janë të obliguar të kthehen në Republikën e Maqedonisëdhe ta punojnë obligimin numër 1.
3.Në rast se kandidati ka vendosur që pas përfundimit të studimeve, me qëllim të përfitimit të përvojës ndërkombëtare korporative të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë dhe nuk e përmbush obligimin nga paragrafi 1, është e nevojshgme që ti kthejë të gjitha mjetet e ndara për burse në vlerë dhjetë here më shum nga vlera e bursës, më së voni në afat prej një viti nga përfundimi I studimeve, me ç'rast dorëzon Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara.

V. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Afati për paraqitjene kandidatëve për shfrytëzimin e bursës për studime të ciklit të parë jashtë vendit është më së voni deri më 1 Shtator 2016.
Dokumentet të dorëzohen në adresë ose në Arkivin e: Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 ( Ndërtesa Nova Makedonija), 1000 Shkup ( shënuar “ Bursë për studime deridiplomike në ciklin e parë”)

Dokumentacioni jo i kompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informacionet, kushtet dhe kriteret sipas të cilave do të ndahen birsat mund të merrëne në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në Nr. tel. (00389-02) 3227 761, Biljana Zafirovska, e - mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook