Fondi britanik për bursa - British Scholarship Trust për vitin 2016 për hulumtuesit e rinj nga Republika e Maqedonisë ndan 6 bursa për vizita të shkurtra studimore (1 deri 3 muaj) në institucione përkatëse të arsimit të lartë dheinstitucione kërkimore-shkencore në Britaninë e Madhe.
Bursa është 800 funta në muaj, me përjashtim të Londrës, 915 funta, për mbulimin e shpenzimeve tëakomodimit dhe ushqimit. Shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga ana e vet kandidatëve.

Kushtet për aplikim:
- Studime akademike universitare të ciklit të parë të përfunduara me sukses mesatar mbi 8.00;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
- Të mos jenë më të vjetër se 30 vjet;
- Të kenë siguruar pëlqimin nga institucioni përkatës në Britaninë e Madhe për realizimin e vizitës studimore.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. Lutje, përfshirë adresën e banimit, e-mail dhe nr.telefoni për kontakt;
2. Biografi (CV);
3. Propozim programi për hulumtim, në një letër A4;
4. Pëlqimi i institucionit në B. e Madhe për pranimin e vizitës studimore;
5. Kkopje e Diplomës për studime të mbaruara;
6. Dy referenca nga profesorë universitar apo studiues, në zarfe të vulosura;
7. Vërtetim për njohje të gjuhës angleye (TOEFEL, IELTS etj), dhe
8. Formulari i plotësuar (nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi.


Formulari i plotësuar për aplikim dhe dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në anglisht në adresën:

Rr. "Shën Kirili dhe Metodi", nr.54 -1000 Shkup, Departamenti i Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 31 mars 2016.

Informata më të detajuara mund të gjenden nëwww.britishscholarshiptrust.org ose në Ministrinë në zyrën 1410 ose në tel. 02 3140-185 ose përmes e-mail-it: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. , Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook