Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të Administratës Shtetërore (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 и 51/11) dhe Aktvendimit për angazhim të 127 mentorëve/tutorëve nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për nxënësit e shkollave të mesme - Romë nr. 24-17139/1 nga 09.11.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall

K O N K U R S
për përzgjedhje të mentorëve/tutorëve për nxënës Romë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë përfitues të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2015/16


Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetje financiare nga Fondi për edukim të Romëve nga Bukureshti për vitin shkollor 2015/2016 do të ndajë 671 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e një) bursa për nxënës Romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, tretë dhe të katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë, në pesë kategori. Përmes këtij projekti Ministria e Arsimit dhe Shkencës / Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit për pjesëtarët e bashkësive do të sigurojë edhe mbështetje plotësuese për nxënës Romë përmes Mentorit/Tutorit.

I. KUSHTET E PËRZGJEDHJES SË MENTORËVE/TUTORËVE

Të drejtë konkurrimi në Konkurs kanë mësimdhënësit nga të gjitha shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë, të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim :
1. Të jenë në marrëdhënie pune si mësimdhënës lëndorë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë;
2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
3. Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë ata kandidatë të cilët më herët kanë qenë të angazhuar si mentorë/tutorë në kuadër të projektit “Bursa dhe mentorë/tutorë për nxënësit e shkollave të mesme Romë”.

Kriter shtesë për kandidatët gjatë përzgjedhjes do të merret parasysh bashkëpunimi i kandidatit si mentor/tutor me nxënësit shkollave të mesëm dhe ekipin e projektit (dorëzimi me kohë i raporteve, listave evidentuese, certifikatave dhe mbështetje përgjatë implementimit të aktiviteteve të projektit) përgjegjës për implementimin e projektit në kuadër të Drejtorisë, cilësia e raporteve të dorëzuara si dhe kontributin në përmirësimin e suksesit të nxënësve Romë gjatë vitit shkollor ku ishte i angazhuar.

II. SHUMA E HONORARIT PËR MENTORË/TUTORË PËR NXËNËS ROMË

Shuma e honorarit për mentorë/tutorë të angazhuar për muaj do të jetë maksimum në vlerë prej 3.000,00 denarë në bruto vlerë.

III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE


Kandidatët të cilët kanë konkurruar në Konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës/ Drejtorinë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54- Shkup, më së voni deri më 30.11.2015 t'i dorëzojnë dokumente në vazhdim

1. Fletëparaqitje origjinal ( jo kopje) për mentorë/tutorë për nxënësit e shkollave të mesme - Romë ( të shpallur së bashku me Konkursin www.konkursi.mon.gov.mk;
2. Biografi akademike (CV);
3. Letër motivimi ( Kandidatët maksimum prej dy faqeve duhet t'i arsyetojnë arsyet/ motivimet për të aplikuar për mentorë/ tutorë );
4. Kopje të Certifikatës të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
5. Kopje të llogarisë bankare.

Dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohen dhe e njëjta nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët janë paraqitur në konkurs.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook