Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizmin dhe punën e organeve të Administratës Shtetërore ("Gazeta zyrtare" nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), neni 54 të Ligjit për standard të nxënësve ("Gazeta Zyrtare" nr.52 / 05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14 dhe 146/15) dhe Aktvendim për publikimin e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit Rom të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2015/16 nr. 24-1738/1 prej 09.11.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall


KONKURS

për ndarjen e bursave në pesë kategori për nxënësit Romë të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe vitin e katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016


Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetje financiare nga Fondi arsimor Romë nga Bukureshti , për vitin shkollor 2015/2016 do të ndajë 671 ( gjashtëqind e shtatëdhjetë e një) bursa në pesë kategori për nxënësit Romë të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat publike dhe private në Republikën e Maqedonisë


I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE


Kushtet dhe kriteret për ndarjen e bursave të shfrytëzuesve të viteve të kaluara dhe shfrytëzuesve të rinj


Në vitin shkollor 2015/2016 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë gjithsej 671 bursa, prej të cilave 329 bursa janë paraparë për nxënësit Romë të shkollave të mesme të cilët ishin shfrytëzues gjatë vitit shkollorë 2014/15 dhe të cilët kanë ruajtur suksesin me notë mesatare së paku 3.00, në kategoritë e mëposhtme.

1. Në kategorinë e parë ndahen gjithsej 44 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë shfrytëzues të bursave në vitin 2014/2015 në vlerë prej 2.200,00 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë arritur sukses me notë mesatare prej 4.50 - 5.00, në vitin e kaluar shkollor;

2. Në kategorinë e dytë ndahen 141 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë shfrytëzues të bursave në vitin 2014/2015 në vlerë prej 1.500,00 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë arritur sukses me notë mesatare prej 3.50 - 4.49, në vitin e kaluar shkollor;

3. Në kategorinë e tretë ndahen 105 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë shfrytëzues të bursave në vitin 2014/2015 në vlerë prej 1.000,00 denarë në muaj, për nxënësit të cilët kanë arritur sukses notë mesatare prej 3.00 - 3.49, në vitin e kaluar shkollor;

4. Në kategorinë e katërt ndahen 39 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë shfrytëzues të bursave në vitin 2014/2015 në vlerë prej 1.000,00 denarë në muaj, për nxënësit me nevoja të veçanta mësimore të cilët kanë arritur notë mesatare prej më së paku 3.00 , në vitin e kaluar shkollor;

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan 342 bursa tjera për nxënësit Romë të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë të cilët nuk kanë qenë shfrytëzues të bursës në vitin shkollor 2014/2015 për kategoritë në vazhdim:

1. Në kategorinë e parë ndahen gjithsej 47 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, në vlerë prej 2.200,00 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë arritur sukses me notë mesatare prej 4.50 - 5.00, në vitin e fundit shkollor;

2. Në kategorinë e dytë ndahen 82 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme në vlerë prej 1.500,00 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë arritur sukses me notë mesatare prej 3.50 - 4.49, në vitin e fundit shkollor;

3. Në kategorinë e tretë ndahen 128 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, në vlerë prej 1.000,00 denarë në muaj, për nxënësit të cilët kanë arritur sukses me notë mesatare prej 3.00 - 3.49, në vitin e fundit shkollor;

4. Në kategorinë e katërt ndahen 15 bursa për nxënësit Romë të shkollave të mesme, në vlerë prej 1.000,00 denarë në muaj, për nxënësit me nevoja të veçanta mësimore të cilët kanë arritur sukses me notë mesatare prej më së paku 3.00 , në vitin e fundit shkollor;

5. Në kategorinë e pestë ndahen 70 bursa në vlerë prej 600,00 denarë në muaj për nxënësit ë cilët kanë arritur notë mesatare prej 2.00 - 2.99 në vitin e fundit shkollor.

Për nxënësit Romë nga kategoria e parë, e dytë, e tretë dhe kategoria e katërt të cilët kanë arritur sukses të përgjithshëm së paku 3.00, bursat do të ndahen në bazë të kritereve në vazhdim:


1) të jenë nxënës të rregullt të regjistruar në vitin e parë , dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë;

2) të mos kenë përsëritur vitin gjatë vitit të kaluar shkollor;
3) të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucionet/entet tjera ose kompanitë;
4) të janë përfaqësues të komunitetit Romë dhe
5) të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Për kategorinë e pestë e cila përfshinë nxënësit Romë të cilët kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00- 2.99 në vitin e kaluar shkollor, bursat do të ndahen në bazë të kritereve në vazhdim:

1) të jenë nxënës të rregullt të regjistruar në vitin e parë , dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme private dhe shtetërore dhe të jenë me vendbanim zyrtarë në një nga komunat në vazhdim : Shuto Orizarë, Prilep, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip;
2) të mos kenë përsëritur vitin gjatë vitit të kaluar shkollor;
3) ) të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucionet/entet tjera ose kompanitë ;
4) të jenë përfaqësues të komunitetit Rom dhe
5) të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Prioritet gjatë selektimit të bursës nga kategoria e pestë do të kenë nxënësit - kandidatët të cilët janë regjistruar dhe mësojnë në vitin e parë dhe dytë.

Në qoftë se nuk plotësohet numri i parashikuar i bursave për secilën komunë me kandidatët e vitit të parë dhe dytë, atëherë bursat në kuadër të kategorisë së pestë do t'i ndahen edhe kandidatëve të cilët mësojnë në vitin e tretë dhe katërt;

Gjatë selektimit të bursave për kategorinë e parë, dytë, tretë, katërt dhe pestë, prioritet do të kenë kandidatët të cilët kanë sukses të përgjithshëm më të lartë.

II. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është e shënuar veçmas për secilën kategori edhe atë:

Kategoria e parë: Bursë për nxënës të talentuar të shkollave të mesme - Romë
Kjo kategori e bursës do të përfshijë nxënësit Romë të cilët mësimin e ndjekin në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt dhe që tregojnë rezultate të shkëlqyera me sukses prej 4.50 - 5.00. Në këtë kategori për vitin shkollor 2015/16 do të ndahen gjithsej 91 bursa ( 44 bursa për shfrytëzuesit nga viti shkollor 2014/2015 dhe 47 bursa për shfrytëzues të rinj). Shuma e bursës për kategorinë e parë është 2,200.00 denarë në muaj për një viti shkollor.


Kategoria e dytë: Bursë për nxënës me sukses prej 3.50 - 4.49
Kategoria e dytë e bursës do të përfshijë nxënësit Romë të cilët mësimin e ndjekin në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt dhe që tregojnë rezultatet shumë të mira me sukses prej 3.50 - 4.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2015/16 do të ndahen gjithsej 223 bursa ( 141 bursa për shfrytëzuesit nga viti shkollor 2014/2015 dhe 82 bursa për shfrytëzues të rinj). Shuma e bursës për kategorinë e dytë është 1,500.00 denarë në muaj për nëntë muaj - për një viti shkollor.


Kategoria e tretë:Bursë për nxënës me sukses prej 3.00 - 3.49
Kategoria e tretë e bursës do të përfshijë nxënësit Romë të cilët mësimin e ndjekin në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt dhe që tregojnë rezultatet të mira me sukses prej 3.00 - 3.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2015/16 do të ndahen gjithsej 233 bursa ( 105 bursa për shfrytëzuesit nga viti shkollor 2014/2015 dhe128 bursa për shfrytëzues të rinj). Shuma e bursës për kategorinë e tretë është 1,000.00 denarë në muaj për nëntë muaj - për një viti shkollor.


Kategoria e katërt: Bursë për nxënës me nevoja të veçanta arsimore
Kategoria e katërt e bursës të dedikohet për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Në këtë kategori për vitin shkollor 2015/16 do të ndahen gjithsej 54 bursa ( 39 bursa për shfrytëzuesit nga viti shkollor 2014/2015 dhe15 bursa për shfrytëzues të rinj). Shuma e bursës për kategorinë e katërt është 1,000.00 denarë në muaj për nëntë muaj - për një viti shkollor.

Numri i bursave që është e shënuar në katër kategoritë e para është i ndryshueshëm dhe do të varet nga mjetet financiare që janë në dispozicion për vitin aktual shkollor dhe nga suksesi me të cilin aplikojnë kandidatët.


Kategoria e pestë: Bursë motivuese për nxënësit me sukses prej 2.00 - 2.99
Kategoria e pestë do të ndahet për nxënësit Romë të cilët në vitin e fundit shkollor kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00 - 2.99. Në këtë kategori për vitin shkollor 2015/16 do të ndahen gjithsej 70 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e pestë është 600.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor. Kategoria e pestë do të ndahet për nxënësit të cilët kanë vendbanim zyrtarë në njërën nga Komunat në vazhdim: Shuto Orizarë ( 35 bursa), Prilep ( 12 bursa ), Kumanovë ( 11 bursa ), Tetovë ( 6 bursa ) dhe Shtip ( 6 bursa). Prioritet gjatë selektimit të bursës nga kategoria e pestë do të kenë kandidatët të cilët janë regjistruar dhe mësojnë në vitin e parë dhe vitin e dytë.
Në qoftë se nuk plotësohet numri i parashikuar i bursës për secilën komunë me kandidatë nga viti i parë dhe viti i dytë. Atëherë në kuadër të kësaj kategorie bursë do t'ju ndahet nxënësve të cilët mësimin e ndjekin në vitin e tretë dhe katërt.


III VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE


Nxënësit të cilët kanë aplikuar në Konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës/ Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54- Shkup, më së voni deri më 30.11.2015 t'i dorëzojnë dokumente në vazhdim:
1. Fletëaplikim origjinal ( jo kopje) për burse për nxënësit e shkollave të mesme - Rom ( të shpallur së bashku me Konkursin www.konkursi.mon.gov.mk;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2015/2016;
3. Kopje të vërtetuara në noter të dëftesave për vitin e kaluar/ të fundit shkollor të arsimimit;
4. Deklaratë se nxënësi nuk është shfrytëzues i burse tjetër ( të shpallur së bashku me Konkursin në www.konkursi.mon.gov.mk;

5. Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i komunitetit Romë (të shpallur së bashku me Konkursin në www.konkursi.mon.gov.mk;

6. Certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;

7. Kopje të llogarisë bankare në emër të nxënësit;

8 Kopje të letërnjoftimit të prindit/kujdestarit për nxënësit të cilët kanë aplikuar për burse nga kategoria e pestë.
Dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohen dhe e njëjta nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët janë paraqitur në konkurs.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook