Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të Administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 и 51/11), dhe në bazë të Memorandumit për bashkëpunim, të nënshkruar në Shkup me 1 mars të vitit 2012, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, Lidhjes së Odave Ekonomike të Republikës së Maqedonisë dhe Kolegjit Siti, Fakulteti ndërkombëtarë në Universitetin Shefild nga Britania e Madhe, i vendosur në Selanik, R. Greqisë nr. 07-2082/1 dhe në bazë të Marrëveshjes për rregullim të përbashkët të obligimeve që dalin nga Memorandumi për bashkëpunim, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Akademisë për Menaxherë nr. 08-16913/1 të datës 02.11.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR LIGJERIM NË AKADEMINË PËR MENAXHERË PËR
VITIN AKADEMIK 2015/2016

Konkursi ka të bëjë me ndjekjen e njërit nga modulet në vazhdim / ligjërata në Akademinë për Menaxherë në Shkup:

FINANCA:         

20-22nëntor 2015  

Analizë për investime

10KANDIDATË

MENAXHMENT STRATEGJIK:

27-29 nëntor 2015

Menaxhim strategjik të NVM: Ndërtimi dhe ruajtja e përparësive konkuruese

15KANDIDATË

MENAXHMENT STRATEGJIK:

11-13 dhjetor 2015  

Sipërmarrësi : Lansimi dhe menaxhimi i suksesshëm i bizneseve të reja 

15KANDIDATË

 

 

 

Kandidatët të cilët do të paraqiten mund të zgjedhin njërin nga dy modulet e lartpërmendura.
Një modul përmban 22 orë ligjërata përgjatë vikendit (e premte, e shtunë, e diel), në Shkup, në gjuhën angleze dhe kushton 500 euro në kundërvlerë të denarit.
Pas mbarimit të ligjëratave kandidatët do të pajisen me Certifikatë për pjesëmarrje ose sipas zgjedhjes Certifikatë për kompletim të suksesshëm ( Përderisa paraqiten për testim të modulit të cilin kanë ndjekë) nga Fakulteti ndërkombëtarë i Universitetit të Shefildit, Kolegji Siti.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë gjithsej 40 bursa, vetëm për kandidatët më të mirë në ranglistë, të paraqitur në njërin nga tri modulet, të ofruara nga ana e Akademisë.
Bursat e parapara nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i mbulojnë vetëm mjetet për regjistrim / harxhimet për ligjërata. Mjetet tjera (Harxhimet e rrugës, akomodimin dhe harxhimet tjera të jetesës) janë në llogari të kandidatit.

KUSHTET PËR APLIKIM
Në këtë Konkurs mund të aplikojnë persona profesional të drejtimeve të ndryshme të punësuar në kompani nga sektori privat dhe publik në Republikën e Maqedonisë.
Kandidatët të cilët do të konkurrojnë duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:
● Diplomë universitare nga institucioni për akreditim,
● Së paku dy vjet përvojë pune;
● Njohja e gjuhës angleze.

DOKUMENTET E NEVOJSHME
● Fletëparaqitje ( të shpallur në web faqen e Akademisë për Menaxher:www.managersacademy.mk dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës : www.mon.gov.mk);
● Fletëaplikim ( të shpallur në web faqen e Akademisë për Menaxher:www.managersacademy.mk dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës : www.mon.gov.mk);
● Diplomë për përfundimin e arsimimit të lartë dhe Certifikatë për dhënien e provimeve, të përkthyer në gjuhën angleze të vërtetuar nga përthyes gjyqsorë.
( Në qoftë se këto dy dokumente janë në gjuhën angleze të njejtat duhet të dorëzohen kopje të vërtetuara në noter ).
● Fotokopje të Certifikatës për njohjen e gjuhës angleze, të vërtetuar në noter;
● Rekomandim me shkrim ( në pliko të vulosur dhe të nënshkruar)
● Biografi / CV në gjuhën angleze.

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga ana e Trupit Koordinues i përbërë nga anëtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë, Lidhjes së Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë, Fakulteti ndërkombëtar i Universitetit tëShefilit, Kolegii Siti dhe Akademia për Menaxherë.
Rang lista përfundimtare e pjesëmarrësve të zgjedhur nga të gjitha modulet do të shpallet në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në Akademinë për Menaxherë.

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në tre ( 3 ) shembuj ( një origjinal dhe dy fotokopje).
Afatet e fundit për aplikim:
16 NËNTOR 2015 DERI NË ORA 16:00 për modulin - drejtimi FINANCA
23 NËNTOR 2015 DERI NË ORA 16:00 për modulin - drejtimi MENAXHMENT STRATEGJIK

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook