Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 80/12, 24/13, 147/13 dhe 41/14, 145/15 dhe 154/15), të Rregullores për mënyrën dhe procedurën dhe kriteret më të përafërta për finacimin dhe mbikqyrjen e programeve vjetore për financimin e projekteve shkencore - hulumtuese, respektivisht programe ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/09, 149/09,25/11 dhe 129/13, dhe Aktvendimin për publikimin e Shpalljes Publike nr. 16-17028/1 nga 04.11.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, publikon :


SHPALLJE PUBLIKE

për zgjedhjen e recenzentëve të cilët do të recenzojnë projektet në bazë të Konkursit të shpallur për bashkëfinancimin e projekteve bilaterale në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës për periudhën 2016-2017


Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, nga kandidatët e paraqitur do të bëjë zgjedhjen e recensentëve, të cilët do të recenzojnë propozim - projektet e parashtruara në bazë të Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës të cilët do të financohen në periudhën 2016-2017
Recenzentët duhet të jenë nga radhat e hulumtuesve të njohur me titull shkencorë, përkatësisht shkencore - mësimorë nga lëmia shkencore përkatëse dhe fusha shkencore e hulumtimit.
Recenzentët duhet të jenë nga lëmia e më poshtme shkencore, respektivisht lëmia shkencore e hulumtimit:
- Shkenca natyrore ( Informatikë, telekomunikacion, biologji)
- Shkenca bujqësore ( ushqim)
- Shkenca Tekniko - teknologjike , ( teknologji informatike dhe automatikë, ndërtimtari, menaxhment, kontrollimi i cilësisë).
Gjatë zgjedhjes së recenzentëve prioritet do t'i jepet hulumtuesit me titull shkencorë dhe shkencorë - mësimorë të cilët i plotësojnë kriteret në vazhdim:
- kompetencat e recenzentëve
- recenzentët të kenë botuar punime shkencore në revista ndërkombëtare,
- të jetë hulumtues kryesor ose pjesëmarrës së paku në një projekt kombëtar,
- të jetë hulumtues kryesor ose pjesëmarrës së paku në një projekt ndërkombëtarë.
Kandidatët e zgjedhur, projektet e paraqitura bilaterale do t'i vlerësojnë në bazë të kritereve në vazhdim:
- kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtjes së hulumtimit;
- kompetencë në hulumtimin kryesorë;
- kompetencë dhe origjinalitet në ekipin hulumtues;
- kontributi në aftësimin e hulumtuesve të rinj;
- rëndësia e projektit për qëllime hulumtuese ;
- konkurrencë për bashkëpunim ndërkombëtarë;
- realizueshmëria e propozim projektit ( konstruksion financiarë ) mundësi për zbatimin e rezultateve .
Në procedurën për vlerësimin e recenzentëve duhet t'i përmbahen normave profesionale dhe etike ( objektiviteti, paanshmëria dhe shmangja e konfliktit të interesave).
Fletëaplikimin për recenzentë, të plotësuar së bashku me dokumentet e nevojshme dorëzohen në Ministrinë arsimit dhe Shkencës, në Rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.
Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimit është 20.11.2015.
Fletëaplikimet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

 

Për shkarkim:
Fletë aplikimi për rencenzentë

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook