Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardet e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15./13, 41/14 dhe 146/15) dhe Vendimit për publikim të Konkursit për ndarje të 150 (njëqindepesëdhjetë) bursave për nxënësit – sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private të Republikës së Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall


KONKURS
Për ndarje të 150 (njëqindepesëdhjetë) bursave për nxënës – sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor
2015/2016


Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2015/2016 do të ndajë 150 (njëqindepesëdhjetë) bursa për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë fituar së paku dy çmime për vendin e I ose të II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat nacionale të sportit që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për rini dhe sport;
2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë fituar çmime për vendin e I ose II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga federatat nacionale të sportit që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për rini dhe sport;
3. të kenë të arritur sukses mesatar pre së paku notës 4,00 në arsimin e deritanishëm;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës ës Maqedonisë.

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi mesatar prej së paku notës 4,00 të realizuar gjatë shkollimit dhe çmimit të realizuar në gara shtetërore ose ndërkombëtare nga fusha e sportit (individual ose ekipor), gjatë së cilës nga kriteri sukses i realizuar gjatë shkollimit mund të fitohen së paku 40 pikë, ndërsa nga çmimet e fituara më së shumti 60 pikë.

Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit e vitit të I, do të vlerësohen dy çmimet e fituara të ranguara më të larta, ndërsa për nxënësit prej vitit II, III dhe IV të vlerësohet vetëm një çmim më i lartë i ranguar i fituar.
10 pikat shtesë do ti marrin nxënësit të cilët do të dorëzojnë më shumë se çmimet/diplomat e parapara të fituara, ndërsa janë të një lloji të sportit.
Për çmimet e fituara në gara shtetërore nga sfera e sportit do të njihen vetëm çmimet e fituara në gara të organizuara nga federatat sportive nacionale që kanë vendim për kryerje të veprimtarisë sport të dhënë nga Agjencia për të rinj dhe sport, ndërsa jo nga klubet e sporteve, shoqatat etj.

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Nxënësit të cilët paraqiten sipas konkursit, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike të vendosur në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk, duke filluar nga 03.11.2015 deri më 13.11.2015.
Para fillimit të paraqitjes elektronike, duhet patjetër ti kompletojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III të këtij Konkursi.
Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 14.12.2015 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.

III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike gjatë konkursit, është e nevojshme në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 16.11.2015 – 27.11.2015 prej ora 09-15, ti sjellin dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2015/2016;
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar me sukses elektronike;
4. Të vërtetuara në noter fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
5. Të vërtetuara në noter fotokopje të diplomave të çmimeve të fituara në garat shtetërore dhe/ose ndërkombëtare;
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës ose kredisë tjetër, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe se të dhënat në ato janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.
Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.

IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook