Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardin e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14 dhe 146/15) dhe Vendimit për publikim të Konkursit për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevojat e posaçme nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall

KONKURS
Për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të posaçme në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016

Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2015/2016 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënësit me nevoja të posaçme nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku 3,00;
2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare prej së paku 3,00;
3. të kenë diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psikik dhe nevojat specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik dhe psikik;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i realizuar, gjatë së cilës një nxënës mund të merr më së shumti 100 pikë.

II. MËNYRA, VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët paraqiten në konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 03.11.2015 - 13.11.2015, prej ora 09-15, të dorëzojnë dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2015/2016;
3. Kopje të dëftesave për vitet e kaluara të mbaruara të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
4. të kenë diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psikik dhe nevojat specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik dhe psikik;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi ose kujdestari se kandidatit nuk është shfrytëzues i bursave ose kredive të tjera, të publikuar në internet në portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Lista me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 01.12.2015 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.
Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.

IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook