Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardet e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14 dhe 146/15) dhe Vendimit për publikim të Konkursit për ndarje të 80 (tetëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall

KONKURS
Për ndarje të 80 (tetëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme
shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor
2015/2016

Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2015/2016 do të ndajë 80 (tetëdhjetë) bursa për nxënës-fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku 3,00;
2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare prej së paku 3,00
3. të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është i strehuar ose dokumentacion tjetër me të cilën dëshmohet se janë fëmijë pa prindër;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i realizuar, gjatë së cilës një nxënës mund të merr më së shumti 100 pikë.

II. MËNYRA, VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët paraqiten në konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, prej datës 03.11.2015 - 13.11.2015, prej ora 09-15, të dorëzojnë dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2015/2016;
3. Kopje të dëftesave për vitet e kaluara të mbaruara të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
4. Vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është strehuar ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën do të dëshmojë se janë fëmijë pa prindër;
5. Deklaratë të nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursave ose kredive të tjera, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Lista me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 01.12.2014 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook