Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardin e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14 dhe 146/15) dhe Vendimit për publikim të konkursit për ndarje të 400 (katërqind) bursave për ndihmë sociale për nxënësit nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall


KONKURS
Për ndarje të 400 (katërqind) bursave për ndihmë sociale për nxënës nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë
Për vitin shkollor 2015/2016


Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2015/2016 do të ndajë 400 (katërqind) bursa për ndihmë sociale për nxënës nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë

I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE

Të drejtë bursës kanë kandidatët që mësojnë në shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm prej së paku 4,00;
2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm të kenë arritur sukses të vazhdueshëm prej së paku 4,00;
3. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimit;
4. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucione apo firma të tjera;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret për ndarje të bursave janë:

- suksesi i realizuar,
- gjendja materiale e familjes më të ngushtë të nxënësit,
- çmim të fituar në garat vendore ose ndërkombëtare dhe
- gjendja sociale e familjes më të ngushtë të nxënësit.

Një nxënës mund të fitojë më së shumti 100 pikë edhe atë: për suksesin e realizuar gjatë shkollimit mund të fitohet më së shumti deri në 25 pikë, nga çmimet e fituara më së shumti deri në 10 pikë, për të hyrat e realizuara (mujore dhe vjetore) nga anëtarët e familjes më të ngushtë më së shumti deri në 60 pikë dhe nga 5 pikë fitojnë nxënësit – fëmijë të prindërve kryefamiljar, nxënës të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe nxënës të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët të hyrat e përgjithshme në familje janë deri në neto pagesën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.

Për çmimet e fituara në nivel shtetëror do të pranohen vetëm çmimet e ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës të cilët organizojnë gara për nxënësit.


II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitjen elektronike të vendosur në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk, duke filluar prej 03.11.2015 deri më 15.11.2015.
Para fillimit të paraqitjes elektronike, është e domosdoshme të kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III e këtij Konkursi.
Rang lista me kandidatët e zgjedhur do të publikohet më 14.12.2015 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.

III. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike gjatë konkursit, është e nevojshme në Ministrinë e arsimit dhe shkencës në rr. “Kiril i Metodi” nr. 54 – Shkup, prej datës 16.11.2015 – 27.11.2015 prej ora 09-15, ti sjellin dokumentet në vijim:

1. Listë evidentuese;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2015/2016;
3. Numër identifikimi të fletëparaqitjes së plotësuar me rregull elektronike;
4. Kopje të vërtetuara në noter të dëftesave për vitet e kaluara të mbaruara të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë kopje të dëftesave prej klasës së VI deri të klasës së IX);
5. Diploma origjinale për vërtetim dhe kopje të vulosura në noter për çmimet e fituara në garat vendore dhe/ose ndërkombëtare;
6. Vërtetim për neto rrogën e realizuar të të punësuarve në familje për muajin shtator 2015 ose përderisa për këtë muaj nuk është paguar rrogë të dorëzohet vërtetim për rrogën e fundit të paguar (për prindërit-kujdestarët të punësuar në institucione shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për rrogë të vërtetuar nga organi përgjegjës, ndërsa për prindërit-kujdestarët të punësuar në firma private të dorëzohet vërtetim për rrogë si dhe deklaracion për pranim të rrogës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzojë dokument për shumën e pensionit; për prindërit e shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëse kandidati pranon alimentacion të njëjtën ta tregojë si të hyrë mujore, për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzojnë vërtetim të fundit ose çekun e fundit, për invaliditet të dorëzojë vërtetim të mjekut, ndërsa për vëllezërit/motrat e kandidatit, të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht nga fakulteti ose institucion tjetër;
7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi ose kujdestari se kandidatit nuk është shfrytëzues i bursave ose kredive të tjera, të publikuar në internet në portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në atë janë identike me të dhënat të futura në fletëparaqitjen elektronike të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
9. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjen e tij të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), me të cilën pajtohet Ministria e arsimit dhe shkencës me detyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilët ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;

Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë dokumentet në vijim:
- Certifikatë nga Drejtoria e të Hyrave Publike, për të hyrat e realizuara vjetore në baza të ndryshme për vitin paraprak (të hyra nga veprimtari të pavarura, të hyra për veprimtari bujqësore, të hyra nga prona dhe e drejta pronësore, të hyra nga kapitali, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojërat e tjera shpërblyese, dhe të hyra të tjera) për të dy prindërit – kujdestarët e kandidatit;
vërtetim se janë të papunë ose pranojnë/nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunë të familjes më të ngushtë nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë;
-certifikatë të lindjes për vëllezërit/motrat nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë të vdekjes për prindërit e vdekur nga Drejtoria e librave të amzës;
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

-i pakompletuar dhe/ose
-i dorëzuar pas afatit.
Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.
Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 2.200,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook