Në bazë të nenit 3 të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik nga 1 nëntori i vitit 2008, Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 15.10.2015, publikon

 

KONKURS

për projekte të përbashkëta maqedonase - austriake shkencoro - hulumtuese për periudhën 2016-2018

Afati i fundit për parashtrimin e propozimeve : 15.12.2015 

Të drejtë konkurrimi

 

Njësitë shkencoro- hulumtuese të universiteteve, të AMSHA - së , institutet shkencore dhe njësitë që synojnë arsimimin të bazuar në shkencë ( fakultete), Institucione shkencore publike, institucione të përziera shkencore, institucione private të arsimit të lartë, institucione shkencore private, hulumtuese të pavarur.

 

Kushtet për pjesëmarrje  

 

- Grupi hulumtues i projektit shkencoro-  hulumtues duhet të jetë i përbërë nga hulumtues kryesor, me titull shkencor përkatësisht mësimor - shkencor i cili është i punësuar në institucionin - bartës i projektit dhe së paku një studiues me titull shkencor ose mësimor - shkencor, të regjistruar në bazat e të dhënave për studiues shkencorë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe së paku dy hulumtues të rinj, prej të cilëve një studiues aktiv pas universitar ose doktorant.

-  Një studiues mund të jetë hulumtues kryesor vetëm i një projekti vendor dhe vetëm një projekti ndërkombëtar të financuar ose bashkë financuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe

-  kushte tjera, sipas legjislacionit aktual.

 

Lëmia shkencore  

Të gjitha lëmit shkencore   

Kohëzgjatja e projekteve  

2 (dy ) vite ( nga 1 korriku  2016 deri më  30 janar të vitit  2018)

Afati i fundit për parashtrimin e propozimeve  

15.12.2015

 

Mënyra e financimit  

Në bazë të bashkëpunimit të projektit

 

Parashtrimi i propozimeve  

Propozimet dorëzohen njëkohësisht në të dyja  vendet në formularin e përbashkët në gjuhën angleze.

 

Përveç kësaj, ana maqedonase deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozimin e parashtron edhe në formularin OB-1.

 

Projekt propozimet dorëzohen në tri kopje dhe në formë elektronike në adresën e mëposhtme e-mail

Formularët për parashtrimin e propozimeve për projekte janë pjesë përbërëse të  këtij Konkursi (www.mon.gov.mk). Informacione më të hollësishme mund të merren në Ministri në tel. .  (02)  3140 185 ose на  e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., katerina.sumanovska@gmailcom

 

Në propozimet për projekte duhet të dorëzohen dokumentet e më poshtme ( në PDF - format):

 

         - CV e shkurtër - studiorum për çdo anëtar të ekipit projektues

         -  Listë e publikimeve relevante në 2 vitet e fundit

         -  Përshkrimi i projektit, duke përfshirë edhe pjesën metodologjike ) nga 3-5 faqe        formati A4)

         - Përshkrim i shkurtër i institucioneve partnere

         - Përshkrim i shkurtër i detyrave të  të gjithë anëtarëve të ekipit projektues në Projekt

 

Kriteret për vlerësimin e projekteve  

Propozimet për projekt do të recenzohen nga recenzentë të paraqitur në shpallje publike për zgjedhjen e recenzentëve në bazë të kritereve vijuese që përmban lista vlerësuese

OL-1:

 

- kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore,

- origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtjes së hulumtimit,

- kompetencë e studiuesit kryesor dhe ekipit të propozuar hulumtues,

- kontribut në aftësimin e hulumtuesve të rinj,

- relevancë e projektit për  qëllimet  e hulumtimit,

- relevancë  për zbatimin e rezultateve në praktikë,

- konkurrencë për bashkëpunim ndërkombëtar,

- realizueshmëri e propozim projektit ( strukturë financiare) , dhe

- mundësi për zbatimin e rezultateve.

Bartësi i projektit shkencoro - hulumtues, do të njoftohet për rezultatet nga konkursi pas mbledhjes së përbashkët të Komisionit maqedonas - austriak, gjatë pjesës së parë të  2016

 

Dorëzimi i propozimeve vetëm në njërin vend nuk do të merren parasysh.

Raporti përfundimtarë

Raporti përfundimtar duhet të dorëzohet brenda tre muajve nga data e përfundimit të projektit ( më së voni deri në fund të muajit shtator të vitit  2018

 

 

Adresa e institucionit në Maqedoni për marrjen e propozimeve

 

Adresa e institucionit në Austri për marrjen e propozimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjik

Rr. Shën Kirili dhe Metodi, nr.5

1000 Shkup

 

Тel : (02)   3140 185

Fax:      (02)  3118 414, 3118 630

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.,             katerina.sumanovska@gmail.com,          

Internet:            www.mon.gov.mk

 

OeAD-GmbH (Österreichischer Austauschdienst) / Centre for International Cooperation & Mobility (ICM)
S&T Co-operation (WTZ)

Monika Staltner

Ebendorferstraße 7
A- 1010 Vienna
Austria
Tel.
+43 (0)1/ 53408-445
Fax +43 (0)1/ 53408-499
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Website:
www.oead.at/wtz

 

 

 

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook