MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
SHPALL

THIRRJE PUBLIKE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin akademik 2016/2017 do të filloj me zbatimin e projektitShkolla fillore ndërkombëtar, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Këshilli Britanik.
Sipas Ligjit për arsim fillor, komuna, respektivisht qeveria mund të themelojë shkollë fillore publike ndërkombëtare ku plani dhe programi mësimorë zhvillohen në gjuhën angleze.

Fillimi i zbatimit të programit ku mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze, është me qëllim të ju mundësojnxënësvevetëdijësim rreth gjuhës dhe kuptimit të saj, të ndjehen të inkurajuar për të folur në nivel të fjalës dhe fjalisëdhe përmes dëgjimit dhekuptimit të gjuhëstë fitojnë aftësi për mësimin e gjuhës dhe zhvillojne interes për mësimin e gjuhëve të huaja dhe kulturave të ndryshme.

Projekti do të zbatohet në një shkollë në teritorin e qytetit të Shkupit, duke filluar nga klasa e parë edhe ate si mësim dygjuhësh (bilinguale), respektivishtnjë pjesë e nësimit të zhvillohet në gjuhën amtare, dhe një pjesë në gjuhë angleze.
Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevoj për mësimdhënës për mësim klasortë cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e këtij projekti dhe që duan të trajnohen më tej dhe që besojnë se janë në gjendje të zhvillojnë mësim në gjuhën angleze për nxënësit e klasës së parë.


Mësimdhënësit duhet të plotësojnë të paktën kriteret e mëposhtme:
- Të jenë të punësuar si mësimdhënës për mësimin klasor në shkollat fillore në qytetin e Shkupit,
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe
- Të jenë të përgatitur për ndryshimin e mjedisit të punës dhe të dijnë të menaxhojnë sfidën e mësimit dygjuhësor (bilingual) tek nxënësit emësimit klasor.

Mësimdhënësit duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Biografia me theks të veçantë në përvojën e punës si mësimdhënës i mësimit klasor,
- Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë (kopje) dhe
- Letër motivimi.

Aplikacionet e dorëzuara do të shqyrtohen Komisionii përbërë prej përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Keshillit Britanik, dhe gjithë mësimdhënësit e paraqitur të cilët plotësojnë kushtet e kësaj thirrjeje do të thirren për intervistë para Komisionit.


Mësimdhënësit e përzgjedhur më tej do të testohenme testin APTIS për të përcaktuar nivelin e tyre të njohjes së gjuhës angleze në të katër aftësitë: dëgjim, lexim, shkrim dhe të folur, dhe do të kenë mundësinë të kalojnë trajnimin për zhvillim të programeve mësimore në gjuhën angleze të organizuar nga Këshilli Britanik.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve: 25 nëntor, 2015
Dokumentet e konkursit duhet të dorëzohen në:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
(me shënim Konkurs Shkolla Fillore Ndërkombëtare)
Sh. Kirili dhe Metodi, 54
1000 Shkup
Personi për kontakt: Anastasia Trajkovska, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook