Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë të njëfishtë do të ndajë mjete financiare për punime të botuara shkencore-kërkimore nga autorë vendas në revista ndërkombëtare shkencore me faktor ndikimi (impact factor). Revistë ndërkombëtare nën këtë konkurs është një revistë e cila ka një bord editorial ndërkombëtar.

Konkursi vlen për punim të botuar në vitin 2015 dhe do të zgjasë nga 1 shtator 2015 deri më 31 gusht, 2016. Me këtë konkurs parashikohet:

Të shpërndahen mjete financiare në shumë prej 30,000.00 denarë për 300 punime kërkimore-shkencore, duke përfshirë:

-Për 50 punime shkencore-kërkimore nga fusha shkencore e shkencave natyrore të matematikës;
-Për 50 punime shkencore-kërkimore nga fusha shkencore e shkencave teknike dhe teknologjike;
-Për 50 punime shkencore-kërkimore nga fusha shkencore e shkencave mjekësore dhe shëndetësi;
-Për 50 punime shkencore-kërkimore nga fusha shkencore e shkencave bioteknike;
-Për 50 punime shkencore-kërkimore nga fusha shkencore e shkencave shoqërore; dhe
-Për 50 punime shkencore-kërkimore nga fusha shkencore e shkencave humane.

Ministria rezervon të drejtën për zgjedhje të tjera në qoftë se aplikojnë më shumë se numri i paraparë i punimeve për të cilët që do të jepen mjete financiare të caktuara si dhe të ndaj numër më të vogël të mjeteve financiare të njëfishta se sa që është e parashikuar.
Në rast të aplikime të shumta që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs plotësohen me kriterin e autorit të parë ndaj të tjerëve, në rastin e më tepër autorëve të parë ose të autorëve me renditje të publikimit do të merret parasysh lartësia e faktorit të ndikimit të revistës.

Aplikacioni me dokumentacionin mbështetës paraqitet nga subjekti i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë për veprimtari shkencore-kërkimore në të cilin autori është i punësuar ose i regjistruar si studiues-autori i pavarur i punimit shkencor-kërkimor vendas i botuar në një revistë shkencore të huaj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-Fletë aplikimi i plotësuar,

-Kopje e punimit shkencor-kërkimor të botuar të autorit vendas në revistë shkencore ndërkombëtare me faktor ndikimi (impact factor),

-Kopje e faqes së revistës ndërkombëtare shkencore ku është specifikuar titulli, viti dhe numri i revistës; bordi redaktues dhe botuesi i revistës ku është botuar punimi shkencor-kërkimor,

-Dokument zyrtar, vërtetim për lartësinë e faktorit të ndikimit (impact factor, sipas Jornal Citation Report, SCImago Journal & Country Rank, SCOPUS, etj) për revistë shkencore të huaj për vitin 2014

-Kopje e certifikatës së shtetësisë së Republikës së Maqedonisë.

-Kopje e faturës ose pagesës për botimin e punimit, dorëzuar nga institucioni, respektivisht hulumtuesit të pavarur, ose deklaratë nga institucioni ose hulumtuesi i pavarur

Mjetet financiare të njëfishta për këtë qëllim do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.
Aplikacioni me udhëzimin për dokumentet e nevojshme mbështetëse mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose faqen e internetit të Ministrisë ( www.mon.gov.mk).

Dokumentet sipas konkursit në 3 shembuj me shënim "Konkursi për punim të botuar me impakt faktor", të dorëzohen në adresën ose në arkivin e:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Rr.”Shën Kirili dhe Metodij” nr.54 1000 Shkup
Informacione shtesë në lidhje me konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Kontakt personi: Aleksandar Petrov Telefon 02/3140-187 dhe
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., zyra 1412
dhe Olga Dukovska Atov telefon 02/3140-185 dhe
e-mail: оQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., zyra 1410

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook