Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë në kuadër të Programit Indian Technical and Economic Cooperation (ITEC), për vitin studimor 2015/2016, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndan 5 bursa për kurse të trajnimit.

Bursat janë nga fusha e ekonomisë, teknologjisë së informacionit, telekomunikacioneve, zhvillimit rural, kurse të specializuara, burime të ripërtëritshme të energjisë dhe të tjerë.

Bursat e ofruara nga Qeveria e Indisë mbulojnë koston e biletave ajrore dhe shpenzimet e akomodimit.

Broshura dhe aplikacioni për kurset e trajnimit për vitin studimor 2015/2016, mund të gjenden në faqen e internetit  http://www.itec.mea.gov.in.

Aplikacionet e kandidatëve të paraqitur, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’ia dorëzon Ambasadës së Indisë në Sofje, të paktën tre muaj para fillimit të kursit të përzgjedhur.
      
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

- të jenë në moshën 25-45 vjeç;
- të posedojnë përvojë pune relevante me kursin e trajnimit për të cilin paraqiten.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

- aplikimi për konkurs (i bashkangjitur);
- lutje (me adresën dhe numrin e telefonit);
- diplomë për kryerjen e arsimit të lartë (e përkthyer nga përkthyes i certifikuar gjyqësor dhe e noterizuar);
- Transkriptë/vërtetim për provimet e dhëna (e përkthyer nga përkthyes i certifikuar gjyqësor dhe e noterizuar);
- vërtetim për gjendjen shëndetësore (në formë të raportit mjekësor të dhënë në faqen 5 të aplikacionit i nënshkruar nga mjeku/klinika/spitali të regjistruar në Republikën e Maqedonisë)
- Çertifikatë për njohje të gjuhës angleze (e përkthyer nga përkthyes i certifikuar gjyqësor dhe e noterizuar); siç kërkohet në faqennga 6 të aplikacionit.
- pëlqim nga institucioni ku është i/e punësuar
- tre fotografi (me madhësi për pasaportë).
- Dokumentet duhet të dorëzohen në tre kopje

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Indisë.
Aplikacionet dhe dokumentacioni i nevojshëm, në tri kopje dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Departamentin e shkencës dhe zhvillimit teknik dhe teknologjik, Rr. "Shën Kirili dhe Metodi "Nr.54, 1000 Shkup (ndërtesa e “Nova Makedonija” - kati i 14), në vazhdimësi gjatë tërë vitit (në varësi të kohëzgjatjes/terminit së kursit përkatës).

Për më shumë informata paraqituni në kontakt telefonin 3140-183.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook