KUSHTET PËR REGJISTRIM DHE AFATET E KONKURSEVE

1. NUMRI I VENDEVE :

Në pajtim  me Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollorë 2015/2016 në Gjimnazin “ Josip Broz Tito”  në Shkup, do të regjistrohen 20 nxënës në vitin e tretë në paralelen me Diplomë, Program i Maturës Ndërkombëtare ku  mësimi do të realizohet në Gjuhën angleze dhe Gjuhën maqedonase

2. KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE:

Nxënësit duhet t′i plotësojnë kushtet në vazhdim
- të kenë të mbaruar vitin e parë dhe vitin e dytë Gjimnaz;
- të njohin Gjuhën angleze;
- t'i plotësojnë kërkesat të caktuara  me kushtet për pranimin në paralelen me Maturë Ndërkombëtare;
a) të përgatisin punim  me shkrim në Gjuhën angleze;
b) të përgatisin një punim  të shkurtër në Gjuhën maqedonase;
c) të përgatisin një test të përgjithshëm të njohurive nga lëndët  natyrore ( Matematikë, Kimi), në Gjuhën maqedonase;
d) intervistë në Gjuhën Maqedonase dhe Gjuhën Angleze.

Kushtet për pranim në paralelen me Maturë Ndërkombëtare :
Regjistrohen 20 kandidatët e parë nga  rang lista e kandidatëve të cilët kanë konkurruar.
Minimum pikët  për  pranim janë 75 pikë.
Rangimi i   kandidatëve                                            Pikë të mundshme: 100
- suksesi - Dëftesa  nga viti i  parë                                            50 pikë
 dhe viti  i  dytë Gjimnaz       
- rezultatet nga provimi pranues                                                50  pikë
Pikët nga  suksesi  fitohen  ashtu që suksesi mesatar për çdo vit prej 5,00 shumëzohet me 5 ose 2,5 pikë për një vit shkollor, gjithsej 50 pikë për  dy vitet shkollore.

Pikë nga provimi pranues                                             gjithsej 50 pikë
Punim me shkrim nga Gjuha angleze                           10 pikë
Punim i  shkurtër nga  Gjuhën maqedonase                 10 pikë
Test nga Matematika                                                   10 pikë  
Test nga Kimia                                                             10 pikë
Intervistë në  Gj. angleze                             5 pikë
Intervistë në  Gj. maqedonase                                     5 pikë
Nëse kandidati  bashkangjet  Diplomë të fituar  në Gara Shtetërore dhe Ndërkombëtare nga lëndët e përfshira në programin e Maturës Ndërkombëtare të njëjtat  do të vlerësohen  me 2,5 pikë në diplomë .

3. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE

- fletëparaqitje për regjistrim në vitin e tretë ( e njëjta që vlen edhe në Gjimnaz),
- dëftesë për kryerjen e vitit të parë Gjimnaz dhe vërtetim se nxënësi  është i rregullt në vitin e dytë Gjimnaz ( dëftesa për kryerjen e viti të dytë do të dorëzohet si dokument plotësues)
- certifikata e lindjes me numër  amëz, ( pavarësisht  data e lëshimit)
-diplomë për çmimet e fituara në Garat Shtetërore dhe Ndërkombëtare nga lëndët të përfshira në Maturën Ndërkombëtare ( nëse i posedon)

4. AFATET E KONKURSEVE

Prezantimi i programit për nxënësit e rinjë dhe prindërit e tyre me 7 Maj ditë e enjte , ora 17 në Gjimnaz.
1. Paraqitja e kandidatëve është nga 14 deri më 22 Maj, 2015 nga ora 8:00 deri ora 14:00.  
2. Provimet pranuese mbahen me 12 dhe 18 Qershor 2015 në Gjimnaz me fillim në ora 9:00.
3. Punimi i hartimit me shkrim nga Gj. angleze dhe punim  i shkurtër me shkrim nga Gj. maqedonase me 12 Qershor 2015 në ora 9:00.
4. Testim i njohurive nga lënda e Matematikës dhe Kimisë me 18 Qershor 2015 ora 9:00.
5. Intervistë nga Gjuha maqedonase dhe Gjuha angleze me 18 Qershor 2015 ora 11:00.
6. Parashtrimi plotësues i dëftesës për kryerjen e viti të dytë nga 22 - 26 Qershor 2015 nga ora 09:00 deri m[ ora 12:00.
7. Lista e kandidatëve të pranuar shpallet me 29 Qershor 2015.  

Mjetet për programin për Maturë Ndërkombëtare i mbulon ( siguron ) Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook