Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, njofton se në 2015 Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë ofron katër bursa për pjesëmarrjen e kandidatëve në shkolla verore në gjuhën polake brenda projektit për studime sllave, të mbajtur tradicionalisht në Varshavë (2 vende) nga 05.07.2015 deri 25.07.2015 dhe në Silesia (2 vende) nga 29.07.2015 deri 24.08.2015.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në dy kopje:
- Formular të mbushur për pjesëmarrje në shkollën verore;
- CV, biografi të shkurtës (në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze);
- Diploma për mbarimin e arsimit e lartë;
- Për studentët: vërtetim se studenti është i rregullt në fakultet
- Letër motivimi (në gjuhë maqedonase dhe angleze).

Bursa mbulon pagesat për shkollim, strehim dhe ushqim në mensën e studentëve, ndërsa shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga vet kandidati.
Dokumentet e pakompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren parasysh.

Kandidatët duhet të aplikojnë nga 20.05.2015 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, në Departamentin e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik-Teknik, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, (Rr. Shën Kirili dhe Metodi Nr.54 Shkup, Republika e Maqedonisë). Personi për kontakt – Goce Vidanovski (02) 3140185.

Intervista me kandidatët do të mbahet më 27.05.2015 në ora 10:00, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. Shën Kirili dhe Metodi Nr. 54 në Shkup, zyra në katin e 14-të.

Aplikacionet për paraqitje janë të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë: www.mon.gov.mk (- konkurse) dhe duhet të dorëzohen në dy kopje.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook