I. KUSHTET PËR PJESËMARRJE


1. Çdo shkollë fillore dhe të mesme publike në Republikën e Maqedonisë mund të merr pjesë në thirrjen për zgjedhjen e uebfaqes më të mirë shkollore në një nga dy kategoritë: shkollë fillore dhe shkollë të mesme.

2. Çdo shkollë fillore dhe të mesme publike në Republikën e Maqedonisë në thirrjen për zgjedhjen e uebfaqes më të mirë shkollore mund të merr pjesë me paraqitje të vetëm një uebfaqe.

3. Uebfaqja duhet të jetë e bërë nga ana e nxënësve të rregullt në shkollë, të udhëhequr nga të paktën një person të punësuar në shkollë - mësimdhënës.

4. Uebfaqja e cila do të shfrytëzohet për pjesëmarrje në përzgjedhje duhet të trajton vet shkollën.

5. Nuk ka kufizim në përdorimin e platformave për zhvillimin e uebfaqes.

6. Për përpilimin e uebfaqes nuk duhet të përdoret model të gatshëm (template).

7. Uebfaqja e punuar mundet por jo me doemos të jetë e vendosur në internet.

8. Navigacioni dhe përmbajtja e uebfaqes duhet të jetë në gjuhën maqedonase. Nëse shkolla dëshiron të ketë navigacion dhe / ose përmbajtjen në gjuhë tjetër duhet të siguron shumëgjuhësinë në uebfaqe.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

1. Aplikimi për pjesëmarrje.Aplikimi i plotë përfshin:  

• Formularë të plotësuar: „Të dhëna bazë“, „Të dhëna mbi uebfaqen“ dhe „Deklarata“ (të bashkangjitura me planin operativ dhe udhëzuesin për „Zgjedhjen e uebfaqes më të mirë shkollore“), të nënshkruara nga drejtori i shkollës. Plani operativ dhe udhëzuesi për „Zgjedhjen e uebfaqes më të mirë shkollore“ mund të shkarkohen nga uebfaqja www.mon.gov.mk.

• Uebfaqe e përpiluar
Aplikacionet e pakompletuara dhe të dorëzuara jo në kohë nuk do të merren parasysh.

2. Mënyra e paraqitjes së aplikimit të plotë
Formularët e plotësuar dhe uebfaqja e përpiluar (CD/DVD) duhet të dërgohen me postë në: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rr. "Sh. Kirili dhe Metodi" Nr.54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë me shënim për „Zgjedhje të uebfaqes më të mirë shkollore“

3. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit të kompletuar:
Afati i fundit për pranimin e aplikacioneve është 31 maj 2015.

III. MËNYRA E PËRZGJEDHJES


Përzgjedhjen e organizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Komisioni kompetent shqyrton dhe rangon aplikimet. Lista e të gjithë pjesëmarrësve në konkurs do të shpallet në mënyrë publike. Pjesëmarrësit e ranguar si më të mirë do të ftohen në një ngjarje publike ku do të paraqesin uebfaqet e tyre ku gjithashtu do të bëhet shpallja e uebfaqes më të mirë shkollore (ndaras për shkollat fillore dhe ndaras për shkollat e mesme) për vitin akademik 2014/2015.

IV. NDARJA E ÇMIMEVE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shkollave të ranguara si më të mira (ndaras për arsimin fillor dhe ndaras për arsimin e mesëm) do të ndaj mirënjohje dhe nga një tabelë interaktive e cila do të sigurohet me prokurimin vjetor të tabelave interaktive për vitin shkollor 2015/2016.

 

Pjesëmarrësit e tjerë do të shpërblehen me mirënjohje.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook