Në bazë të nenit 42 të Ligjit për arsim të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 103/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 dhe 10/15) dhe Ligjit për arsim profesional dhe trajnim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 71/06, 117/08, 148/09, 17/11, 24/13, 137/13 dhe 41/14) regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike realizohet nëpërmjet Konkursit të cilin e shpall Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mjetet për informim publik me propozim të themeluesit.

Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2015/2016 është përcaktuar mundësia për regjistrimin e nxënësve sipas planeve mësimore dhe programeve për: gjimnaz, arsim profesional dhe trajnim (arsim teknik – katër vite dhe arsim profesional – tre vite dhe dy vite), arsim i mesëm i arteve dhe arsim i mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
 

K O N K U R S
për regjistrimin e nxënësve
në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2015/2016
në Republikën e Maqedonisë


I. NUMRI I NXËNËSVE

PDF View


II. KUSHTET PËR REGJISTRIM TË NXËNËSVE

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike (në tekstin e mëtutjeshëm: shkollat), për vitin shkollor 2015/2016 do të realizohet sipas kushteve dhe mënyrave të përcaktuara me Ligjin për arsim të mesëm, Ligjin për arsim profesional dhe trajnim dhe me këtë Konkurs.

Transporti falas apo akomodimi i nxënësve të cilët do të regjistrohen në vitin e parë në shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse lloji i zgjedhur arsimor (drejtimi) ekziston në komunën, respektivisht regjionin.Mësimi realizohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik.

Për pjestarët e bashkësive etnike që e ndjekin mësimin në gjuhën që është ndryshe nga gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik, mësimi në shkollat e mesme publike realizohet në gjuhën dhe shkrimin e bashkësisë përkatëse.
Kushtet për regjistrim të nxënësve janë:

- të ketë kryer arsimin fillor
- të mos jenë më të vjetër se 17 vjeç
- të jenë përcaktuar për një nga planet dhe programet nga llojet e mëposhtme arsimore
a)  gjimnaz
b) arsim profesional dhe trajnim
c) arsim i mesëm i arteve
d) arsim i mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore
- t'i plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë Konkurs.

Në arsimin e mesëm të arteve mund të regjistrohen edhe nxënës të talentuar të cilët nuk kanë të kryer arsimin fillor, me pëlqim paraprak me shkrim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me obligim që paralelisht të kryejnë arsimin fillor.

Në arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore nxënësit do të përfshihen sipas llojit dhe shkallës së aftësive të kufizuara.

Në gjimnazin “Josip Broz Tito” – Shkup do të regjistrohen 20 nxënës në vitin e tretë në programin – Matura ndërkombëtare.

Paralele të shpërndara në kuadër të shkollave të mesme publike ka në: Shkolla e mesme komunale “Aco Ruskovski” - Berovë në Pehçevë, Qendra për arsim të mesëm të orientuar “Zdravko Çoçkovski” – Dibër në Mogorçe; Shkolla shtetërore muzikore “Todor Skalovski – Tetoec” – Tetovë në Strugë; Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Vllado Tasevski” në Shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “8 Shtatori”, Shkolla e mesme shtetërore për edukim dhe rehabilitim “Shën Naum Ohridski” – Shkup, në Shkollën e mesme komunale “Kuzman Shapkarev” – Manastir.

Paralele të shpërndara në kuadër të shkollës së mesme të qytetit të Shkupit në komunën e Shuto Orizare ka në: Shkolla e mesme medicinale “Pançe Karagjozov” për profilin arsimor motër medicinale në drejtimin e shëndetësisë, Shkolla e mesme e ndërtimtarisës – gjimnazi e qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski” për profilin arsimor teknik i ndërtimtarisës në drejtimin e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, Shkolla e emesme e qytetit të Shkupit “Lazar Tanev” për drejtimin arsimor kamarier në drejtimin e hotelierisë dhe turizmit, Shkolla e mesme ekonomiko-juridike dhe e tregtisë e qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov” për profilin arsimor të teknikut ekonomik në drejtimin ekonmik-juridik dhe të tregtisë dhe Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Dimitar Vlahov” për profilin arsimor parukier në drejtimin e shërbimeve personale.

Paralele në të cilat realizohet mësim bilingual ka në: Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit Gjimnazi “Orce Nikollov” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge dhe tre paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-angleze), Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit Gjimnazi “Rade Jovçevski Korçagin” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge), Shkolla e mesme komunale “Shën Cirili dhe Metodij” – Negotinë (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge), Shkolla e mesme komunale Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge dhe një paralele bilinguale në gjuhën shqipe-frenge), Shkolla e mesme komunale Gjimnazi “Goce Dellçev” – Kumanovë (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge), Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Lazar Tanev” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge) dhe Shkolla e mesme komunale “Gostivar”- Gostivar (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-angleze dhe (një paralele bilinguale në gjuhën shqipe-angleze).

Paralele në të cilat mësohet gjuha gjermane me fond javor prej 6 orëve ka në Shkollёn e mesme tё qytetit të Shkupit Gjimnazi “Josip Broz Tito”, Shkollёn e mesme tё qytetit të Shkupit “Georgi Dimitrov” dhe Shkollёn e mesme tё qytetit të Shkupit “Vëllezërit Milladinov”.

Programi eksperimental pёr futboll, volejboll, basketboll dhe tenis do tё realizohet në Shkollёn shtetёrore pёr kulturё fizike “Metodija Mitevski Brico“ në Shkup.

Programi eksperimental pёr futboll, hendboll, basketboll dhe tenis do tё realizohet në shkollat e mesme publike:
- SHMK „Kuzman Shapkarev” – Manastir, fudboll, hendboll dhe tenis;
- SHMK Gjimnazi „Koço Racin” – Veles, fudboll dhe hendboll;
- SHMK „Gostivar” – Gostivar, fudboll dhe hendboll;
- SHMKBP „Gjorçe Petrov“ – Kavadar, basketboll;
- SHKHT „Vanço Pitosheski” – Ohër, fudboll, hendboll dhe basketboll;
- SHMK Gjimnazi „Mirçe Acev” – Prilep, fudboll dhe hendboll;
- SHMK „Nikola Karev” – Strumicë, fudboll dhe basketboll;
- SHMPK „Mosha Pijade“ – Tetovë, fudboll;
- SHMK „Kole Nehtenin” – Shtip, fudboll.

Nxënësit nga komuniteti etnik romë mund të regjistrohen në shkolla të caktuara të mesme publike nëse kanë deri në 10% më pak pikë nga numri i pikëve të parapara me Konkursin për planet dhe programet mësimore e përshtatshme, edhe nëse i plotësojnë kriteret plotësuese për testim të njohurive dhe aftësive për shkollën e caktuar.  


III. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM

Gjatë aplikimit, nxënësit duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

- fletëparaqitje për regjistrim (fletparaqitjen për regjistrim nxënësi mund ta merr në shkollën ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe e njëjta është falas);
- dëftesat origjinale nga klasa e VI deri ne IX;
- çertifikatë nga libri i amzës të të lindurve (pa marrë parasysh datën e lëshimit)

Për programin Matura ndërkombëtare në Shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Josip Broz Tito”, afatet e regjistrimit, dokumentet e nevojshme dhe të gjitha informacionet e nevojshme do të publikohen në tabelën e shpalljeve të shkollës.

Për programёn eksperimentale nё Shkollёn dokumentet e nevojshme dhe të gjitha informacionet e nevojshme do të publikohen në tabelën e shpalljeve të shkollës në të cilën do të realizohet programi eksperimental.


IV. AFATET E KONKURSEVE

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve realizohet në dy afate regjistrimi, qershor dhe gusht, me dy paraqitje në qershor dhe një paraqitje në gusht.

Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet në 22 dhe 23 qershor 2015, ndërsa rezulatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 24 qershor 2015.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm në 25 qershor 2015, ndërsa rezultatet do të publikohen në 26 qershor 2015.

Kontrollimi i njohurive të nxënësve nga komuniteti do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur arsimin fillor.
Paraqitja e dytë nga afati për regjistrim i qershorit do të realizohet në 29 dhe 30 qershor 2015, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 01 korrik 2015.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të realizohet në 24 gusht 2015, ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen në 25 gusht 2015.

Shkollat të cilat në të dy afatet për regjistrim nuk do të kenë plotësuar numrin e nxënësve për regjistrim nga ky Konkurs, do të vazhdojnë regjistrimin e nxënësve deri më 27 gusht 2015.

Paraqitja për programin Matura ndërkombëtare në Gjimnazin “Josip Broz Tito” do të realizohet nga 14 deri në 22 maj 2015.


V. KRITERET PËR PËRZGJDHJE

Kriteret për përzgjdhje të nxënësve janë:
- suksesi mesatar nga klasa e VI-IX;
- suksesi mesatar i nxënësit i arritur nga katër lëndë (gjuhë amëtare, gjuhë të huaj, dhe dy lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin);
- diploma të fituara (I, II dhe III), vende nga gara ndërkombëtare dhe republikane (nga gjuha amëtare, gjuhë të huaj dhe lëndë mësimore të cilat janë të rëndësishme për drejtimin, respektivisht lemine e zgjedhur);
- vlera mesatare nga pikët e fituara për sjellje.
Në shkollat ku paraqiten nxënësve me numër më të madh, nga numri i planifikuar me pikë të barabarta, do të organizohet test kualifikues nga lëndët të cilat janë të rendësishme për drejtimin.

Në shkollën e mesme të arteve (muzikë, balet dhe art) dhe gjimnazin sportiv, shkollat do të caktojnë kriteriume plotësuese.

Nga suksesi mesatar nga klasa e VI deri në klasën e IX, nxënësi mund të fitojnë 50 pikë (suksesi mesatar nga klasa e pestë, gjashtë, shtatë dhe tetë mblidhet, ndahet me katër dhe numri i njëjtë shumëzohet me koeficientin 10).

Për suksesin mesatar të arritur nga katër lëndë mësimore të propozuara (dy lëndë mësimore të detyrueshme për të gjitha llojet e arsimit dhe dy lëndë mësimore të cilat janë të rëndësishme për drejtimin), nxënësi mund të fitojë më së shumti 20 pikë (5 pikë për çdo lëndë).

Për vende të fituara nga gara ndërkombëtare dhe republikane nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë. (Për vend të fituar në gara ndërkombëtare 5 pikë, për vend të fituar në gara republikane: 3 pikë për vendin e I, 2 pikë për vendin e I I dhe 1 pikë për vendin e I I I). Nxënësit i vlerësohet vetëm një diplomë që i sjell më shumë pikë.

Për vlerё mesatar nga pikët për sjellje nga klasa e VI deri në të XI nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë. (Sjellje shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellje e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellje e pakënqashme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është mbledhja e pikëve për sjellje nga klasa e gjashtë, shtatë, tetë dhe e nëntë e pjesëtuar me 4).

Nxënësi sipas të gjitha kritereve e caktuara me këtë konkurs mund të fitojë më së shumti 80 pikë.

Numri i caktur minimal i pikëve për afatin e parë të regjistrimit, paraqitja e parë, ëshë pjesë përbërëse e këtij Konkursi.
Shkollat për paraqitjen e dytë të afatit të qershorit mund ta zvoglojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara në Konkursin, edhe atë më së shumti deri në 5 pikë, përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomiko-juridik dhe tregtar dhe drejtimin shëndetësor.

Shkollat për paraqitjen e afatit të gushtit mund ta zvoglojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara me Konkursin, edhe atë deri në 5 pikë në krahasim me paraqitjen e dytë në afatin e parë të regjistrimit (përkatësisht më së shumti 10 pikë në të dy afatet e regjistrimit), përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomiko-juridik dhe tregtar dhe drejtimin shëndetësor.

Shkollat në të cilat realizohet mësim gjimnazor, drejtim ekonomiko-juridik dhe tregtar dhe drejtim shëndetëosr, të cilat nuk i kanë plotësuar vendet e përcaktuara për nxënës për rejgistrim me këtë Konkurs pas dy paraqitjeve nga afati i qershorit, duhet që deri më 2 korrik 2015 të dorëzojnë në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, kërkesë për dakordim për zvoglimin e pikëve për plotësimin e vendeve të lira në afatin për regjistrim të gushtit.

Shkollat janë të obliguara që me konkursin intern për paraqitjen e dytë në afatin e parë të regjistrimit dhe për afatin e dytë të regjistrimit ta theksojnë minimumin e pikave të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në planin dhe programin e caktuar mësimor. Publikimi i pikëve minimale duhet të realizohet:
- për afatin e parë të regjistrimit, paraqitja e dytë në 26 qershor 2015
- për afatin e dytë të regjistrimit në 2 korrik 2015.

Për nxënësit të cilët kanë mbaruar klasën e nëntë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa një, dy apo tre klasë (VI,VII apo VIII) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë do të merret suksesi nga klasa e nëntë dhe për ta vlejnë të gjitha kriteriumet e mësipërme gjatë përzgjdhjes së nxënësve.


VI. PUBLIKIMI I SHPALLJEVE INTERNE
 
Shkollat e mesme publike shpalljet interne i publikojnë në vende publike të shkollës më së voni deri më 24 prill 2015, në kuadër të numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe paraleleve të caktuara me këtë Konkurs.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook