Në bazë të nenit 27 të Ligjit për standardin e nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ”numër 52/05, 117/08 ,17/11, 135/11, 15/13 dhe 41/14)dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “numër 55/10, 49/11 dhe 50/15), MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS, shpall

KONKURS
Për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë
Për vitin shkollor 2015/2016
 

Në vitin shkollor 2015/2016 në konviktet publike të nxënësve do të pranohen për akomodim dhe ushqim nxënësit nga arsimi i mesëm dhe atë:

tabela-Udomovi-15-16 ALB

• Prioritet gjatë pranimit të nxënësve në Konviktet publike të nxënësve do të kenë nxënësit të regjistruar në vitin e I, II dhe III në programin eksperimental për futboll, hendboll, basketboll, dhe tenis që do të realizohet në qytetet në vijim: Shkup (në konviktin me numër rendor 11), Manastir, Veles, Gostivar, Ohër, Prilep, Strumicë, Kavadar, Kumanovë dhe Shtip.


I. KUSHTET E PRANIMIT

Të drejtën për pranim në konviktet publike të nxënësve kanë nxënësit që i plotësojnë kushtet si vijon :

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2015/2016 ;

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë ;

3. Të jenë të regjistruar në plan dhe program mësimor e të mos jetë i përfaqësuar në komunën gjegjësisht ku nxënësi ka vend të përhershëm të jetesës ;

4. Shkolla ku është i regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 25 kilometra nga vendi i përhershëm i jetesës dhe të ketë të organizuar transport publik ;

5. Shkolla ku është regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 10 kilometra nga vendi i përhershëm i banimit dhe nuk ka të organizuar transport publik .


II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit që për herë të parë konkurrojnë dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë nga 26.06.2015 deri 06.07.2015 në konviktin ku kërkojnë akomodim.

Nxënësit, të cilët konkurrojnë në afatin e dytë të regjistrimit, dokumentacionin e kompletuar ta dorëzojnë prej 25.08.2015 deri më 30.08.2015 në konviktin ku ka vende të lira pas afati të parë të regjistrimit.

Nxënësit që nga viti paraprak kanë qëndruar në konviktin e nxënësve, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë më së voni deri më 01.07.2015 në konviktin përkatës.

Nxënësit, që nga vit paraprak kanë qëndruar në konvikt, ndërsa janë dërguar në provimin përsëritës, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë më së voni deri 31.08.2015 në konviktin përkatës.


III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

1. Paraqitja;

2. Vërtetim nga shkolla e arsimit të mesëm se është nxënës i rregullt ;

3. Kopje të dëftesave për arsimin e mbaruar nga vitet paraprake shkollore ( nxënësit që regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të obligueshëm dorëzojnë të dëftesave të klasave VI, VII, VIII dhe IX);

4. Deklaratë nga prindi-përkujdesësi i kandidatit për numrin e anëtarëve të familjes ;

5. Vërtetim për të ardhurat personale të anëtarëve të familjes (vërtetim për neto rrogën e fundit të paguar, çek nga pensioni apo ndihma sociale, dokument për prind të vdekur , nëse janë të papunë të dorëzojnë vërtetim nga Agjencioni për punësim nga komuna kompetente ); Vërtetim nga vëllai /motra (nëse nxënësi/studenti dorëzohet vërtetim prej shkolle/fakulteti, nëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencioni për punësim i komunës përkatëse , për moshën parashkollore dorëzohet kopje nga certifikata e lindjes)

6. Vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të nxënësit ;

7. Deklaratë nga prindi- përkujdesësi i kandidatit se në tërësi do të shlyejë harxhimet për dëmet eventuale që do të bëhen nga ana nxënësit dhe

8. Kopje të vërtetimit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet-formularët e nevojshme (për pikat 1, 4 dhe 7) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike të nxënësve dhe në internet faqen zyrtare www.mon.gov.mk, ku është shpallur Konkursi .    


IV. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT

Mënyra dhe procedura e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve , si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen konform Ligjit për standardin e nxënësve dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve.

Komisioni nga neni 10 paragrafi 2 nga Rregullorja e lartpërmendur është e obligueshme që të:

- Të përcaktojë se planet mësimore dhe programet ku është regjistruar nxënësi –kandidat zhvillohen në komunën prej nga vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore );

- të përgatisë rang –listë të kandidatëve të paraqitur (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore ),ku numri maksimal i pikëve është 100 , prej të cilave kandidati mund të realizojë më së shumti 40 pikë për sukses të realizuar nga vitet paraprake shkollore (për nxënësit e vitit të I merret rezultati i arritur në vitet VI, VII VIII dhe IX), deri më 25 pikë për largësinë nga vendi i jetesës deri tek vendi i shkollimit, deri 10 pikë për sjellje shembullore të kandidatit në vitet paraprake shkollore, deri 25 pikë për të ardhurat e përgjithshme të familjes më të ngushtë të kandidatit (rroga e fundit e paguar mujore ,pension ose ndihmë sociale e prindërve –përkujdesësve të kandidatit dhe të ngjashme, në krahasim me rrogën mesatare të paguar mujore neto për të punësuar në Republikën e Maqedonisë në tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti shtetëror i Statistikës);

- përgati vendim me sqarim për kandidatët e refuzuar dhe të njëjtat tua dorëzojnë kandidatëve dhe

- përgatit list përfundimtare për nxënësit e pranuar, në pajtim me dokumentacionin e tërësishëm të dorëzuar deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të së cilës merret leje – pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për listën përfundimtare të nxënësve të pranuar.


Rezultatet e konkursit nga afati i parë i regjistrimit do të shpallen në tabelën e shpalljeve të konviktit më së voni deri më 16.07.2015.

Rezultatet e konkursit nga afati i dytë i regjistrimit do të shpallen në tabelën e shpalljeve të konviktit më së voni deri më 31.08.2015.

Konviktit mund ti jepet leje-pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për listë përfundimtare të nxënësve të pranuar më së shumti deri në tre herë.

Nxënësit, që do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të paguajnë harxhimet për transport nga dhe deri në vendin e përhershëm të banimit.

Nëse vendet e parashikuara të vitit II, III,ose të IV nuk plotësohen me nxënësit e viteve përkatëse , të njëjta munden të plotësohen me nxënësit e viteve I nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi , dhe anasjelltas nëse vendet e parashikuara të viteve I nuk plotësohen me nxënës , të njëjta mund të plotësohen me nxënësit e vitit II, III ose të IV nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi.
Nëse kapacitetet e lira në konviktet publike të nxënësve nuk plotësohen edhe për shkak të arsyeshmërisë ekonomike , konkursi mbetet i hapur për plotësimin e vendeve të lira me studentë konform Rregullores për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore të studentëve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 89/13 dhe 98/13).

Pranimi i nxënësve të pranuar fillon nga 31 gushti 2015.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook