Në bazë të nenit 34 – b nga Ligji për arsim fillor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 103/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014 и 10/15) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:


                                     
T H I R J E   P U B L I K E

Për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore

1. Kushtet për pjesëmarrje:

Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për arritjen e vendit të parë, dytë dhe të tretë në konkurs ndërkombëtar na fusha e matematikës dhe shkencave natyrore mund të aplikojnë nxënësit, bashkë me mësimdhënësit që kanë përgatitur ato për konkurrim, të cilët kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore në vitin shkollor 2014/15. Me konkurs ndërkombëtar nënkuptohet konkurrim/garë që përfshin nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.

2. Mënyra e aplikimit dhe afati:

Nxënësi, bashkë me mësimdhënësin që ka përgatitur atë për konkurrim, duhet të dorëzoj: vërtetim se është nxënës i rregullt, vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë, fotokopje e diplomës së fituar për vendin e parë, të dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, llogari rrjedhëse të nxënësit dhe mësimdhënësit. Gjithashtu, duhet dorëzuar edhe vërtetim që konfirmon se gara është ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore ku kanë marrë pjesë nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.

Thirrja është e hapur dhe aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën: Rr. "Sh. Kirili dhe Metodi" Nr.54, 1000 Shkup, me shënim "Për thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore," jo më vonë se 30.06.2015.

3. Ndarja e shpërblimeve:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës individualisht do të ndaj shpërblim në të holla në lartësi prej 50% të pagës mesatare neto e paguar për një të punësuar në Republikën e Maqedonisë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit për vendin e parë, 40% për vendin e dytë dhe 30% për vendin e tretë.

4. Aplikimet me vonesë dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook