Në bazë të nenit 13-b, paragrafi 2, nga Ligji për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13 dhe 29/14), Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. "Sh. Qirili dhe Metodi", nr.54 Shkup, shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për dorëzimin e teksteve të adaptuara shkollore nga jashtë për arsimin fillor
(1) Objekt i thirrjes publike: Dorëzimi i kërkesës për miratimin e tekstit të adaptuar nga jashtë për lëndët mësimore në vijim:
- Matematika për klasën e IV të arsimit fillor nëntëvjeçar
- Matematika për klasën e V të arsimit fillor nëntëvjeçar
- Matematika për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar
- Shkenca natyrore për klasën e IV të arsimit fillor nëntëvjeçar
- Shkenca natyrore për klasën e V të arsimit fillor nëntëvjeçar
- Shkenca natyrore për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar
(2) Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të adaptuar nga jashtë mund të parashtrojë
- Botues vendor
- Botues i huaj i cili është i regjistruar për veprimtari botuese në shtetin në të cilin ka vend-qëndrim nëpërmjet përfaqësuesve ligjorë të autorizuar në Republikën e Maqedonisë.
(3) Bashkangjitur me kërkesën e botuesit vendor, si dhe të botuesit të huaj nëpërmjet përfaqësuesve ligjorë të autorizuar në Republikën e Maqedonisë, detyrimisht dorëzohet:
- teksti shkollor nga jashtë, i përkthyer në maqedonisht, i përpunuar grafikisht dhe i lekturuar, në gjashtë kopje nga të cilat pesë në formë të shtypur (tre në kolor dhe dy në bardhë e zi) dhe një në formë elektronike,
- deklaratë nga lektori për editim gjuhësor të tekstit,
- listë e personit/personave të cilët e kanë përkthyer tekstin e adaptuar shkollor nga jashtë
- botuesi vendor duhet të dorëzojë dëshmi se është i regjistruar për veprimtari botuese në Republikën e Maqedonisë,
- Botuesi i huaj duhet të dorëzojë dëshmi se është i regjistruar për veprimtari botuese në shtetin në të cilin e ka vend-qëndrimin dhe një autorizim nga përfaqësues ligjorë në Republikën e Maqedonisë
(4) Thirrja publike zgjat 45 ditë nga dita e publikimit të thirrjes publike.
(5) Botuesit e interesuar mund të marrin programet mësimore, të adaptuara dhe të përkthyera, në hapsirat e Shërbimit Pedagogjik, Rr. "Sh. Qirili dhe Metodi", nr.54, Shkup, kurse Koncepti për përpilimin e tekstit shkollor mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
(6) Dokumentacioni i pakompletuar dhe jo i dorëzuar në kohën e duhur, nuk do të merret parasysh.
(7) Botuesit vendor ose të huaj, të cilëve Shërbimi Pedagogjik do t’u jep leje për të përdorë tekst shkollor i përputhur me programin mësimor, të adaptuar dhe të përkthyer, i sjellur nga Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore të Kembrixhit (Cambridge International Examinations) duhet të marrë miratimin (endorsement) për tekstin shkollor nga Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore e Kembrixhit (Cambridge International Examinations). Procedura për miratim (endorsement) do të paguhet nga botuesi.
(8) Kërkesa për miratimin e tekstit shkollor të adaptuar nga jashtë, dorëzohet në adresën e mëposhtme:
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK, Rr. “Sh. Qirili dhe Metodi”, nr.54 -Shkup